Showbiz
MC Beka kritikon ashpër Bejtën dhe Kledjen: Të dy kanë partnerë jashtë, me Kanun nuk e kemi kështu
Published
8 hours agoon
By

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, MC Beka, ka kritikuar ashpër afrimitetin e krijuar mes Bejtës dhe Kledjes në edicionin e pestë të këtij formati.
I ftuar në emisionin “Big Cast” në Klan Kosova, ai ka komentuar raportin mes dy banorëve, duke e cilësuar sjelljen e tyre si të padrejtë dhe jo njerëzore, veçanërisht duke pasur parasysh se të dy kanë persona të tjerë jashtë shtëpisë.
MC Beka është shprehur se e konsideron të rëndë vazhdimin e kësaj loje nga ana e tyre, duke lënë të kuptohet se afrimiteti mund të jetë duke u përdorur edhe për ta bërë më interesante garën.
“E rëndë shumë, me Kanun s’e kemi kështu. Duke e ditur që e ke dikë jashtë, mos të lutem, se nuk është fer, nuk është njerëzore. Krejt mund të ndodhë, por nëse do të vazhdosh edhe pak për disa javë, je duke e bërë gjënë më të ulët në botë. Nuk shkelet ajo që e ke thënë: ‘E kam femrën më të bukur në botë në shtëpi’. Po bie në kontradiktë me veten”, ka deklaruar ai.
Kritika kishte edhe për Kledjen, duke vënë në pikëpyetje arsyet e këtij afrimiteti, nëse ajo është në dijeni se ka dikë jashtë shtëpisë.
“Ajo vajza, duke e ditur që e ka dikë, për çfarë të fitojë poena përmes kësaj pune? Aq më keq nëse bëhet për lojë. Po e sheh që po humb vetëm për ta bërë lojën interesante, ama është e ulët njerëzisht”, u shpreh MC Beka.
– YouTube youtu.be
Ndërkaq, ish-banori ka komentuar edhe raportin mes Nichit dhe Antonetës, si dhe dinamikën e krijuar mes tyre dhe Akilit.
Sipas tij, edhe kjo treshe është duke zhvilluar lojën e vet brenda shtëpisë, në një garë ku raportet mes banorëve dhe afrimitetet e krijuara po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje. /Telegrafi/
You may like

E pyesin për momentet intime me Sharrin, Anjeza: I dashuri im polic ekziston, ai mund të jetë me 10 femra jashtë e unë jam veç me një mashkull këtu brenda

Valdrina harron kamerat dhe i flet hapur Valdetit për nevojat fiziologjike, ai ia tërheq vërejtjen

Akili, Fuego dhe Nichi dënohen nga Vëllai i Madh, të tre përfundojnë në nominim dhe izolim

Monica Bellucci mori gjithë vëmendjen në Festivalin e Filmit në Marrakesh me një fustan elegant të zi me xixa

Astrit Kabashi shkruan histori në Beograd, bëhet aktori i parë kosovar që fiton çmimin “Bekim Fehmiu”

Nga Daors te Qamile – zbulohen emrat e vërtetë të banorëve të Big Brother VIP Kosova 5










