Showbiz
“Shoqja ime e pa konkurrencë”/ Arta i del në krah Kejvinës pasi ia bënë lojën për t’u larguar nga Big BrotherSinjali
Published
4 years agoon
By

Modelja shqiptare, Kejvina Kthella po nis një kapitull të ri në ekran.
Nga mbrëmë (e shtunë) modelja është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania 2. Megjithatë hyrja e saj shkaktoi zhurmë dhe ajo u përball menjëherë me një sfidë nga “Vëllai i Madh”.
Pas hyrjes banorëve iu kërkua që të eliminonin njëri-tjetrin dhe ai që nominohet më së shumti u tha se do të dërgohej menjëherë në një televotim.
Ajo që u nominua më së shumti nga banorët ishte Kejvina, mirëpo më vonë prezantuesja e spektaklit, Arbana Osmani njoftoi se ky ishte thjesht një provokim dhe se të tria vajzat janë tashmë pjesë e BB VIP Albania 2.
E gjithë kjo situata ka bërë që përmes Instagramit të vijë edhe një reagim nga mikesha e Kejvinës, Arta Nitaj, e cila përveç që i ka uruar suksese u shpreh se menjëherë filluan të kenë frikë nga modelja.

“Suksese shoqja ime 10/10, e pa konkurrencë, natën e mirë. Që në star filluan me të pas frikë. Kështu e bëjmë ne”, ka shkruar Arta në postimet në Instagram.
You may like

Supermodelja Lara Stone zbulon diagnozën e rëndë: Po trajtohet për kancer në gji

Lily Allen feston një vit nga albumi “West End Girl”, pozon me fustan të artë

Elita 5 ndez atmosferën në edicionin e pestë të Shqip Up Comedy Festival

Në krahët e babit, Lotina publikon momentin e ëmbël të Mozzikut me Oz-in -Sinjali

Salla plot, humor dhe muzikë, Shqip Up Comedy mbyll me sukses natën e parë në Cyrih

Komedianët ndezin skenën e Shqip Up Festival me humorin mbi përditshmërinë shqiptare










