Showbiz
Shkurte Gashi befasohet në një koncert në Zvicër për ditëlindjen e 38-të
Published
5 years agoon
By
admin
Këngëtarja e mirënjohur e skenës shqiptare, Shkurta Gashi, ka festuar ditën e djeshme (6 mars) ditëlindjen.
Me rastin e përvjetorit të 38-të të lindjes, ajo ka qenë e pranishme për të kënduar në një klub në Zvicër.
Derisa po hynte në skenë për të interpretuar disa nga hitet, artistja është befasuar me një tortë dhe në atë moment i gjithë publiku filloi t’ia këndonte këngën e ditëlindjes.
Shkurte Gashi (Foto: Instagram)
“Faleminderit me zemër”, ka shkruar Gashi në videot që ka publikuar në profilin zyrtar në Instagram.
Urimet vazhduan edhe në pjesën për komente, duke qenë se ndiqet nga 385 mijë njerëz.

Shkurte Gashi (Foto: Instagram)
Shkurta duhet theksuar se është pjesë e estradës që shumë vite dhe një nga zërat më të admiruar në treg.
Përgjatë gjithë kësaj kohe, ajo ka publikuar këngë e bashkëpunime shumë të suksesshme. /Telegrafi/
You may like

Çka ndodhi gjatë tri ditëve në Big Brother VIP Kosova 5? Publikohen momentet e banorëve

Labinot Haxhiu ua kthen me ironi Ludo Lee dhe Labinot Rexhës, përdor të njëjtën këngë për kundërpërgjigje

Dikur shiste petulla në plazh, sot drejton një perandori miliardëshe: Tradhtia që i shkatërroi martesën dhe jeta e Kris Jenner

Fero zbulon pse nuk pranoi të bëhej pjesë e Big Brother VIP Kosova: Nuk kam nevojë për lejen e askujt

Nicola Peltz kritikohet shumë për pamjen, fansat shprehin shqetësim për të

Dasmë më datë 5? Selin Bollati zbulon të vërtetën për të dhe DJ Gimbon










