Connect with us

Bota

SHBA, COVID-19 vazhdon të ndikojë tregun e punës – Alsat

Published

on

Kërkesat e përfitimit të papunësisë u rritën për të dytën javë radhazi në SHBA, një sinjal që rimëkëmbja ekonomike është pothuajse në ndalim, e ndikuar veçanërisht nga kufizimet e reja të vendosura përballë ringjalljes së COVID-19.

Tregu i punës duket veçanërisht i prekshëm nga vala e dytë e epidemisë, që është pasuar nga një sërë kufizimesh të reja të aktivitetit.

Kjo situatë është një nxitje tjetër për Kongresin që të miratojë sa më shpejt një paketë të re stimuluese, e kërkuar nga presidenti i zgjedhur demokrat, Joe Biden, nga ekonomistët dhe sipërmarrësit.

Diskutimet midis republikanëve dhe demokratëve kanë ngecur, kryesisht për shkak të sasisë së parave.

Midis 15 dhe 21 nëntorit, 778 000 persona u regjistruan si të papunë, 30 000 më shumë se javën e kaluar dhe 67 000 më shumë se në fillim të muajit.