Connect with us

Showbiz

Sara Hoxha shkruan disa fjalë për të atin në ditën e tij të lindjes: Do doja të ishim…

Published

on

Dritan Hoxha njëherit themelues i ekranit ‘Top Channel’, do të festonte sot ditëlindjen e tij të 52-të. Në këtë ditë të veçantë për të gjithë njerëzit që ndoqën ëndrën e tij, nuk kanë munguar postimet e ndryshme në rrjetet sociale duke e kujtuar me mirënjohje dhe respekt.

Midis shumë postimeve nuk ka munguar dhe ai nga vajza e tij, Sara Hoxha.

“Gëzuar ditëlindjen ba. Do doja të ishim duke thyer rregulla bashkë”, ka shkruar Sara në një foto të të atit në llogarinë e saj.

Edhe personazhe të tjerë të njohur kanë zgjedhur ta kujtojnë si në çdo ditëlindje tjetër themeluesin e ‘Top Channel’, i cili solli një vizon të ri për të gjithë shqiptarët edhe falë platformës dixhitale, ‘Digitalb’ që bëri të mundur që kudo në botë të vazhdonte të flitej gjuha shqip. /Gazeta Sinjali/