Showbiz
Sa të pasur janë Angelina Jolie dhe Brad Pitt? Diferenca është e madhe
Published
9 hours agoon
By

Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes së tyre ligjore disavjeçare mbi një pronë vreshtash franceze. Ish-çifti bleu shumicën e aksioneve në pronën Château Miraval në vitin 2008, ku u martuan gjashtë vjet më vonë.
Përfaqësuesit e tyre lëshuan një deklaratë të përbashkët: “Kemi arritur një zgjidhje jashtë gjykatës në interesin më të mirë të familjes sonë dhe nuk do të bëjmë komente të mëtejshme. Çdo akuzë në media që i atribuohet ‘burimeve’ nuk vjen nga ne ose nga dikush afër nesh.” Pas përfundimit të mosmarrëveshjes, pyetja se sa vlejnë pasuritë e ish-bashkëshortëve është rishfaqur, shkruan UNILAD.
Sa të pasur janë Pitt dhe Jolie?
Në vitin 2015, ndërsa Pitt dhe Jolie ishin ende bashkë, revista Forbes vlerësoi pasurinë e tyre të kombinuar neto në 385 milionë dollarë. Çifti u nda në shtator 2016 dhe gjykata i shpalli zyrtarisht beqarë në prill 2019. Ata arritën një zgjidhje përfundimtare divorci në dhjetor 2024.
Sipas faqes së internetit Celebrity Net Worth, pasuria e Pitt aktualisht vlerësohet midis 300 dhe 400 milionë dollarëve, ndërsa pasuritë e Angelina Jolie vlerësohen në rreth 120 milionë dollarë.
Si e fituan pasurinë?
Të dy janë ndër aktorët më të paguar në Hollywood dhe pjesa më e madhe e pasurisë së tyre erdhi nga rolet e tyre në filma të suksesshëm si “Mr. and Mrs. Smith”, “Fight Club” dhe “Lara Croft”.
Pitt ka fituar gjithashtu të ardhura të konsiderueshme si producent dhe duke shitur 60 përqind të aksioneve në kompaninë e tij të prodhimit Plan B Entertainment. Jolie fiton gjithashtu para si regjisore, por edhe nga projekte të tjera biznesi, përfshirë markën e saj të modës Atelier Jolie.
Kontest për vreshtat
Padia për shitjen e pjesës së tij në pasuri u ngrit nga Pitt, i cili akuzoi Jolie-n se kishte ndërmend ta “dëmtonte” duke ia shitur pjesën e tij oligarkut rus. Aktori pretendoi se ata kishin rënë dakord që asnjëri prej tyre nuk do ta shiste pjesën e tij pa pëlqimin e palës tjetër.
Jolie u përgjigj me një kundërpadi duke pretenduar se Pitt e kapi nga koka dhe i sulmoi dy fëmijët e tyre gjatë një fluturimi me avion privat nga Franca në Los Angeles në vitin 2016. Ajo gjithashtu e akuzoi atë për abuzim verbal me anëtarët e familjes dhe për lyerjen e tyre me alkool.
You may like

Këngëtarja Donna Dafi tërheq vëmendjen e mediave amerikane me “Enemy”

Jona reagon ndaj spekulimeve se konsumon substanca narkotike: A jeni more ju normal?

Arlinda Morina bën deklaratën e papritur, thotë se ka pasur lidhje me mbi 100 femra

A do të jetë opinioniste në Big Brother VIP Albania 6? Monika Kryemadhi i jep fund dilemës

Tenori shqiptar Granit Musliu vlerësohet nga kritika gjermane për debutimin në operën “Salome” në Varshavë

Në kërkim të filmave për Krishtlindje? Ja disa që ia vlen t’i shikoni











