Showbiz
Ronaldo bëhet njeriu i parë që kalon shifrën prej 400 milionë ndjekësish në Instagram
Published
5 years agoon
By
admin
Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, është mësuar të thyejë rekorde në fushë, mirëpo ai po vazhdon të thyejë rekorde edhe jashtë saj.
Portugezi, i cili të shtunën (5 shkurt) e ka festuar ditëlindjen e 37-të, ka kaluar shifrën prej 400 milionë ndjekësish në Instagram, duke u bërë personi i parë që e prek këtë numër.
Vetëm në shtator të vitit të kaluar, ylli i Manchester Unitedit kishte 237 milionë ndjekës dhe asokohe u shpall njeriu më i ndjekur në këtë platformë të rrjeteve sociale.
Mirëpo, që atëherë ky numër është rritur në mënyrë eksponenciale brenda disa muajsh.
Me 3.242 postime në këtë rrjet social (tash kur po e postojmë këtë artikull), Ronaldo ka një mesatare prej 10 milionë pëlqimesh për një postim, ndërsa ndjek vetëm 501 përdorues.
Në vend të dytë për individët më të ndjekur në Instagram është Kylie Jenner (308 milionë ndjekës) dhe në vend të tretë është Lionel Messi me (306 milionë ndjekës). /Telegrafi/
(Foto: Instagram/cristiano)
You may like

Bejta hoqi syzet për herë të parë në Big Brother, rastësi apo strategji e menduar për promovimin e klipit të ri?

Deshën të hiqnin dorë nga videot pas vdekjes së Laurentit, por nëna e tij i bindi Fitimin dhe Egzonin të vazhdonin

Arlinda Morina i kundërpërgjigjet akuzave të Alba Pollozhanit: Askush nuk mund të ma marrë inteligjencën, kam mbi 15 vjet karrierë

Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie heq dorë zyrtarisht nga mbiemri i tij – i jep goditjen e fundit babait

Anjeza Gubetini, banorja që shkon në nominim të përhershëm

Me kërkesë të nënës – Bejta shfaqet për herë të parë pa syze në publik










