Showbiz
Rita Ora thekson dhëmbin e saj të artë gjatë një dalje në Los Angeles
Published
5 years agoon
By
admin
Së fundmi ajo pranoi se po mendon të zhvendoset në Australi.
Megjithatë, Rita Ora është për momentin në Los Angeles dhe u pa të shtunën, teksa mori pjesë në festën e Zack Bia-s në The Nice Guy në West Hollywood, shkruan DailyMail.
Këngëtarja 31 vjeçe, u sigurua që të gjithë sytë do të ishin te buzëqeshja e saj, teksa shkëlqeu me një gurë të çmuar të kuq të vendosur në dhëmbin e saj.
Ajo kishte veshur një bluzë të ngushtë të veshur me geta që përputheshin me dukjen e sipërme, të cilat ngjiteshin në këmbët e saj të tonikuara.
Ora kishte veshur një xhaketë të zezë sipër dhe tregoi shijen e saj të modës ndërsa po kthehej për në shtëpi.

Ylli i muzikës pop shtoi një rrip diamanti në veshjen e saj për t’i dhënë më shumë shkëlqim dukjes, ndërsa theksoi në mënyrë të përsosur belin e saj të hollë.
Duke e ngritur lartësinë e saj me një palë taka me ngjyrë të zeza, ajo i shtoi pamjes edhe më shumë shkëlqim me disa gjerdanë të thjeshtë me zinxhirë, një palë vathë të trashë dhe një çantë në ngjyrat e kaltër dhe të zezë.

Duke fshehur sytë pas një palë syzeve dielli të zeza, ajo i lidhi flokët e saj bionde në stilin e një topuzi.
Rita i tha më parë revistës “Shape” se i pëlqen ta mbajë veten në top formë duke bërë stërvitje të vazhdueshme.

“Zakonisht stërvitem për një ose dy orë, në varësi të kohës që kam. Më së shumti fokusohem te kofshët dhe barkun tim, kështu që bëj shumë ‘squats’ dhe ngritje peshash”, shpjegoi ajo.
Ylli i hitit “Hot Right Now” ka jetuar në Australi që nga fillimi i dhjetorit përpara xhirimeve të sezonit të ri të “The Voice Australia”.

Këngëtarja shqiptaro-britanike është aq e ‘dashuruar’ me Australinë saqë po kërkon të vendosë rrënjë të përhershme atje.
Ajo i tha “The Daily Telegraph’s Confidential” të dielën se po synon të blejë një pronë në Harbor City.

“Unë thjesht e dua Australinë, kam gjetur vërtet një shtëpi të mrekullueshme këtu”, tha Rita për qëndrimin e saj të fundit në Sydney.
“Moti, plazhi, është një komunitet kaq i bukur. Unë mund të eci në kafenenë time lokale, të ulem atje dhe të ha mëngjes, yë shkoj në supermarketin tim lokal dhe kasapët, sapo kam marrë gjërat e mia tani, vendet e mia ku shkoj”.
Interpretuesja e hitit “Body On Me” vazhdoi të zbulojë: “Nuk dua të flas shumë shpejt, por padyshim që jam duke kërkuar të qëndroj këtu më gjatë dhe të blej një pronë”.

Ajo ndodhej në kontinentin australian me të dashurin e saj, Taika Waititi.
Që kur mbërritën në Sydney, ata janë parë duke bërë blerje në Bondi dhe duke frekuentuar plazhin, madje kanë marrë pjesë edhe në premierën e “Being the Ricardos”.

Rita së fundmi tha në një intervistë për “The Independent” se do të donte të kishte një familje të mirë e të madhe një ditë.
“Nuk e prisja të gjeja dashurinë në Australi dhe as po e kërkoja atë”, tha ajo, duke shtuar se dëshiron ta mbajë marrëdhënien e saj me babanë e dy fëmijëve, Taika, 46 vjeç, larg vëmendjes. /Telegrafi/
You may like

Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie heq dorë zyrtarisht nga mbiemri i tij – i jep goditjen e fundit babait

Anjeza Gubetini, banorja që shkon në nominim të përhershëm

Me kërkesë të nënës – Bejta shfaqet për herë të parë pa syze në publik

Nichi trazon shtëpinë që në ditët e para me provokimet e tij

Akili ‘godet’ Arlindën: Duhej t’i kishe shëruar plagët para se të hyje në Big Brother

‘Shpërtheu’ në lot pas një situate në Big Brother, Arlinda rrëfen për ankthin dhe bullizimin që përjetoi në të kaluarën










