Showbiz
Rita Ora kërkon falje për shkelje të rregullave të izolimit në ditëlindjen e saj
Published
6 years agoon
By
admin
Këngëtarja britanike me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka kërkuar falje për shkelje të rregullave të izolimit duke mbajtur festë për ditëlindjen e saj, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo ka thënë se
shkelja ka qenë “gabim serioz dhe i paarsyetuar”.
E përditshmja
Sun ka publikuar disa fotografi të Oras dhe të tjerëve, duke përfshirë modelet
Cara dhe Poppy Delevingne, duke arritur në restorantin Cas Cruz në Londër, të
shtunën.
Sipas rregullave
aktuale të izolimit, të cilat përfundojnë të mërkurën, të gjitha restorantet
dhe baret duhet të jenë të mbyllura, përveç shërbimit “merr me vete” apo
dërgesave në shtëpi.
Banorëve të
Britanisë u është ndaluar edhe që të takohen në ambiente të mbyllura me
pjesëtarë të familjes.
Ora ka thënë në
Instagram se ajo ka organizuar “një takim të vogël me disa miq për të festuar
ditëlindjen e 30-të”.
“Ka qenë vendim
i nxituar, që është bërë me mendimin se po dalim nga izolimi dhe një gjë e
tillë do të jetë në rregull”, ka shkruar ajo.
Ajo ka thënë se
tani e kupton “sa të papërgjegjshme kanë qenë veprimet e saj dhe se ajo merr
përgjegjësi të plotë”.
Raportimet për
këtë festë kanë nxitur kritika.
I pyetur për
këtë organizim, Jamie Davies, zëdhënësi i kryeministrit britanik, Boris Johnson
ka thënë se “është e rëndësishme që secili në shoqëri të vendosë shembuj, duke
respektuar rregullat. Kjo vlen për secilin anëtar të publikut, duke përfshirë
personat e famshëm”.
Ndryshe, Britania e Madhe ka regjistruar mbi 58 mijë viktima me COVID-19, njëherësh shifrën më të lartë të të vdekurve në Evropë, deri më tani.

You may like

“Si nuk të erdhi marre”, Vjollca Haxhiu përballet me Nichin për fjalën ‘mashtruese’

Gwyneth Paltrow tregon si të vishni një nga trendet më të mëdha të vjeshtës

Kush është Sarah Jukaku, bashkëshortja e Abdul El-Sayed që u vu në shënjestër të Trumpit për shkak të hixhabit?

Nichi i tregon Bejtës se ka dy vite që i ka vdekur babai: Mos më thuaj bir, është nënçmim

Halid vjen me këngën e re “Knockout”

Nga arrestimi në Mykonos te ndarjet dhe pajtimet – historia e trazuar e Angela Martinit dhe Dragos Savulescut










