Showbiz
Rihanna duket e mahnitshme në një tjetër dalje në publik që kur zbuloi se po bëhet nënë
Published
5 years agoon
By
admin
Rihanna u pa sërish në publik e veshur me shumë stil duke vënë në dukje barkun e rrumbullakosur.
Ylli 33-vjeçar është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me të dashurin ASAP Rocky, i cili u pa me të gjatë një dalje për darkë në New York.
Gjatë natës së tyre në qytet, prindërit e ardhshëm shoqëroheshin gjithashtu nga vëllai i vogël i Rihannas, Rorrey Fenty dhe një grua misterioze.
Foto: BackGrid
Krijuesi i hiteve “Umbrella” u pa e veshur më sportive, ndryshe nga herët e tjera kur njoftoi se ishte në pritje të një fëmijëve dhe ekspozoi barkun në veshje të hapura.
Këtë herë, ylli i muzikës kishte veshur një bluz gri të “Mets” të përshtatur me një xhaketë portokalli dhe një palë xhinse.

Rihanna zgjodhi një këpucë të hapura dhe i shtoi pamjes një nuancë shkëlqimi me një qafore ari, shkruan DailyMail.
Dalja familjare vjen pasi The Sun pretendoi se Rihanna më në fund mund të lansoi albumin e saj të nëntë të shumëpritur këtë vit.

Foto: BackGrid
Ajo nuk ka publikuar një album që nga “Anti” në 2016 dhe fansat e saj e kanë pritur me padurim projekte nga ajo që atëherë.
Në këtë kohë, Rihanna i ka kushtuar energjitë e saj projekteve, duke përfshirë produkte bukurie dhe të brendshme.

Foto: BackGrid
“Shtatzënia më bën të jem më e qëndrueshme – me gjithçka, përreth”, tha ajo gjatë një interviste të fundit me “Allure”.
“Ne kemi bërë një punë të shkëlqyer në këtë me Fenty Skin, kështu që tani ne duam të sigurohemi se po e bëjmë këtë edhe me Fenty Beauty”, argumentoi ajo.

Foto: BackGrid
Rihanna zbuloi shtatzëninë e saj kur doli në Neë York muajin e kaluar me ASAP Rocky. Palltoja e saj rozë Chanel prej 8000 dollarësh ishte e hapur pikërisht poshtë belit, duke e ekspozuar barkun e saj të rrumbullakosur.
Kujtojmë që thashethemet për shtatzëninë u përhapën në fund të nëntorit, kur Rihanna vendosi duart e saj në bark gjatë një ceremonie ku ajo u emërua “hero kombëtare” nga Barbados, i cili sapo ishte bërë republikë. /Telegrafi/
You may like

Megan Fox shndërrohet në sirenë gotike për Halloween

Charli XCX rikrijon personazhin e Maggie Gyllenhaal në festën e Halloween-it të Kendall Jenner

Troja Bicurri fituese e Çmimit të Parë në Festivalin e Këngës “Akordet e Kosovës” 2026

DiCaprio si ujku dhe Vittoria si Kësulëkuqja, çifti zgjedh përrallën për Halloween

Heidi Klum shndërrohet në një dorë të prerë për Halloween

Supermodelja Lara Stone zbulon diagnozën e rëndë: Po trajtohet për kancer në gji










