Connect with us

Showbiz

Reperi Silento arrestohet pasi voziti 230 km/h në Georgia

Published

on

Pasi u arrestua dy herë për shpejtësi, tashmë është bërë hera e tretë për reperin Silento.

Gjatë të premtes, ai është ndalur nga policia e Qarkut të Georgia, pasi reperi ishte duke vozitur 230 km/h, shkruan Daily Mail.

Zona në të cilën ai ishte duke vozitur me makinë, shpejtësia më e madhe që lejohesh ishte 100 km/h.

22-vjeçari thuhet se kur pa policët kishte tentuar të ngadalësojë, ndërsa ngiste veturën e tipit ‘BMW X3 sports SUV’.

Ndërsa u ndalua e u dha patent shoferin, Silento ishte deklaruar: “Ne nuk jemi duke bërë asgjë gabim”.

Ai u pyet po ashtu për arsyen e shpejtësisë së madhe, i cili kishte thënë se porsa kishte dalë nga një ndejë ku promovoi këngën e re.

Përndryshe, reperi disa herë është arrestuar për kalim të shpejtësisë, kalim në semafor të kuq dhe jo vetëm. /Telegrafi/