Showbiz
Reperi italian, Fedez rrëfen sëmundjen dhe për operacionin që zgjati gjashtë orë
Published
5 years agoon
By
admin
Reperi italian, Fedez, përmes rrjeteve sociale ka zbuluar se është diagnostikuar me një tumor të rrallë neuroendokrin në pankreas.
Artisti iu nënshtrua një operacioni që zgjati gjashtë orë dhe për fat të mirë gjendja e tij shëndetësore është stabile.
“Javën e kaluar zbulova se kam një tumor të rrallë neuroendokrin në pankreas. Një nga ata që nëse nuk i kap në kohë, nuk është diçka e këndshme për ta pasur brenda trupit. Kjo ishte arsyeja për të cilën u desh të bëja një operacion që zgjati gjashtë orë për të hequr një pjesë të pankreasit (përfshirë edhe tumorin). Dy ditë pas operacionit, jam mirë dhe mezi pres të shkoj në shtëpi te fëmijët e mi. Do të duhet pak kohë”, ka thënë ai.
Fedez (Foto: Screenshot/Instagram)
Federico Leonardo Lucia (emri i vërtetë) ka falënderuar gjithë fansat për mbështetjen dhe mesazhet pozitive që i kanë dërguar.
Bashkëshortja e tij, blogerja Chiara Ferragni, shkroi në anën tjetër: “Kjo foto u bë pasditen e së hënës në spital, një ditë para operacionit delikat të pankreasit. Ne ishim të frikësuar për gjithçka: diagnozën, operacionin, shërimin, jetën tonë dhe të ardhmen e familjes sonë”.

Fedez (Foto: Screenshot/Instagram)
“Operacioni i të martës shkoi mirë dhe ai tani po rikuperohet dhe shpresojmë se ky do të jetë vetëm një kujtim i keq që na mësoi, edhe një herë, rëndësinë e shijimit të jetës në maksimum, çdo ditë. Faleminderit të gjithë njerëzve që na bënë të ndjejmë dashurinë e tyre, që u lutën për ne. Kjo na dha shumë forcë”, vazhdoi ajo.
Fedez dhe Chiara ndërkaq janë prindër të dy fëmijëve: Leone Lucia Ferragni dhe Vittoria Lucia Ferragni. /Telegrafi/
You may like

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

“Prej teje kam dashur ta vras veten, i kam katër fëmijë”, përplasje e ashpër mes Jonës dhe një prej viktimave të grupit të saj

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5

“Kjo është skandaloze”, Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës

Melania Trump ngatërrohet gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, vështirësi në shqiptimin e disa fjalëve në anglisht










