Connect with us

Sport

Rashica rikthehet në stërvitjet me skuadrën gjermane – SHKUPI

Published

on

Milot Rashica është rikuperuar nga lëndimi dhe është rikthyer në stërvitje të plotë me skuadrën e tij Verder Bremen. Ylli kosovar ishte pothuajse i larguar nga Verderi, në këtë afat kalimtar të verës, por në fund asgjë nuk u finalizua. Rashica mungoi edhe në ndeshjen vendimtare të Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut, në lëndimin që pësoi ndaj Moldavisë në muajin shtator.

– Advertisment –

Tani 24-vjeçari tani është rikthyer në stërvitje me grupin dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Freiburg. Megjithatë, futbollisti nga Vushtrria pritet qysh në muajin janar të tentojë sërish largimin nga klubi gjerman.

Alsat