Showbiz
Ramë Lahaj me koncert në Dubai për Pavarësinë e Kosovës
Published
5 years agoon
By
admin
Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, do të jetë në Emiratet e Bashkuara Arabe për Pavarësinë e Kosovës.
Ai do të prezantojë shtetin e Kosovës në ”EXPO 2020 Dubai” në mesin e 192 shteteve pjesëmarrëse nga e gjithë bota.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, përmes një statusi në rrjetin social Facebook.
Ramë Lahaj (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)
E njëjta ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët e Kosovës që duan të bëhen pjesë e kësaj ceremonie, që t’i marrin biletat falas në për të hyrë në ”EXPO 2020 Dubai”.
Ky është statusi i plotë i Ministres Hajdari (pa ndërhyrje):
“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Për herë të parë Kosova po prezantohet në expozitën botërore ”EXPO 2020 Dubai” në mesin e 192 shteteve nga i gjithë globi.
Qeveria e Republikës së Kosovës e përfaqësuar përmes Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në koordinim me ministritë tjera, ka marrë të gjitha masat që shteti ynë të prezantohet në formën më dinjitoze duke sjellur në pah potencialet dhe vlerat më të mira të kombit tonë. Për ti dhënë akoma më shumë vlerë kësaj paraqitje, tenori ynë i skenave ndërkombëtare njëherësh dhe Ambasadori i Kulturës, Rame Lahaj do të mbajë koncert në Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2022 në Amfiteatrin Milenium në Dubai, prej orës 21:30 (18:30 – zona kohore e Kosovës).
Të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët tanë në Kosovë, që duan të jenë pjesë e kësaj feste, ftohen ti marrin biletat falas për të hyrë në ”EXPO 2020 Dubai” me 17 shkurt 2022 . Ndërsa ceremoninë zyrtare të intonimit të himneve, e ngritjes së flamurit tonë, fjalimet përshëndetëse dhe paraqitjen e Ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve “SHOTA”, mund ti ndiqni prej orës 16:00 ( 13:00 – zona kohore e Kosovës), në të njëjtën ditë 17 Shkurt, në Al Was Plaza në Dubai”, shkruan Rozeta Hajdari në Facebook. /Telegrafi/
You may like

"Borati" fillimisht ishte shqiptar, Sacha Baron Cohen zbulon prapaskenat e personazhit dhe i kërkon falje Kazakistanit

“Gëzuar për çunin që ma nxin ditën”, Jonida Vokshi uron bashkëshortin për ditëlindje

“Imagjino me ta çu Zoti nusen si kjo, nuk kisha dalë kurrë prej shpisë”, Akili i shpreh pëlqimin Kledjës

Demi Moore, Pamela Anderson dhe Hailey Bieber në një vend: Cila shkëlqeu më shumë në natën e glamurit në New York?

“Mos ma drejto mua gishtin!”, përplasen në debat Anjeza dhe Zoja

Ridvan Murati krenar pas suksesit të Shqip Up Festival në Cyrih: Çfarë publiku fenomenal kemi!










