Maqedoni
Qytetarët nuk janë të informuar për harxhimet e komunave të tyre
Published
6 years agoon
By
admin
Alsat
18.10.2020 15:52
Qytetarët nuk informohen se si shpenzohen paratë e komunës ku jetojnë. Vetëm 38% e komunave këtë vit i raportuan shpenzimet e parave publike. Sipas hulumtimit të Qendrës për Analizë Ekonomike, qytetarët e Prilepit dhe Qytetit të Shkupit janë më të informuarit për aktivitetet e ndërmarra nga komuna, ndërsa më pak të informuar janë qytetarët nga komuna e Sarajit, Konçes dhe Rosomanit. Nga Qendra në fjalë thonë se ndryshe nga vitet e mëparshme, situata po përmirësohet, por është e nevojshme që qytetarët të përfshihen në vendimmarrje.
“Megjithëse vetë qytetarët konsiderohen persona përgjegjës tatimor që rregullisht i përmbushin detyrimet e tyre tatimore ndaj shtetit, ata ende kanë pak besim tek autoritetet lokale për shpenzimin e parave publike. Besimi i ulët është për shkak të pakënaqësisë me cilësinë e shërbimeve publike që ata marrin dhe nivelit të korrupsionit që ata besojnë se është rritur në 5 vitet e fundit ose që nuk ka ndryshuar aspak- deklaroi Ana Marija Petrovska – Qendra për Kërkime Ekonomike.
Sipas hulumtimit, qytetarët e Tetovës, Shkupit dhe Strumicës kanë më pak besim në komunat në të cilat jetojnë. Këtë vit, sipas hulumtimit, komunat kanë qenë më keq se vitin e kaluar në ofrimin e informacioneve për qytetarët. Ndryshe, nga gjithsej 81 komuna, 61 i janë përgjigjur informacioneve të kërkuara, por 16 prej tyre e kanë shkelur afatin ligjor prej 20 ditësh për t’u përgjigjur. Ka ende komuna që nuk kanë as uebfaqen e tyre, e cila për qytetarët duhet të jetë burim informacioni.
Andrea Çobanova
You may like

Bie alarmi i parë në shtëpinë e BBVK-së, zbulohet për çfarë bëhet fjalë

Alessandra Ambrosio i vuri flakën internetit me një foto me bikini

Rrihet sërish gazetari i shoubizit, Elton Tozaj

Pesë serialet që vijnë në Netflix gjatë nëntorit 2026, ja pse ia vlen t’i shikoni

Tri herë në mbidozë, Fuego rrëfen varësinë nga droga

Shokët menduan se kishte vdekur, Bejta rrëfen për aksidentin që i rrezikoi jetën










