Showbiz
Pyetet nga fansat se pse zgjodhën Zelandën e Re për të jetuar, Vesa Luma: Sakrifikuam për djalin, nuk e kemi lënë përfundimisht Shqipërinë
Published
6 years agoon
By
admin
Këngëtarja e njohur Vesa Luma dhe bashkëshorti i saj, reperi Big Basta, prej vitesh kanë nisur një jetë të re përtej oqeanit.
Ata janë zhvendosur në Zelandë të Re dhe që nga qershori i këtij viti, janë edhe banorë rezidentë të këtij shteti.
Këtë e ka bërë të ditur vet Vesa në një përgjigje drejtuar një fansi në Instagram.
Ajo ishte pyetur nga ndjekësi se përse ajo dhe Big Basta zgjodhën Zelandën e Re për t’u larguar, dhe përgjigja e këngëtares ishte se gjithçka u bë në të mirë të djalit të tyre, Lianit.
Foto: Vesa Luma/InstaStory
“Nuk e kemi lënë asnjëherë përfundimisht Shqipërinë…Sakrifikuam këto tri vite të japim një mundësi tjetër Lianit, dhe jemi të lumtur që nga qershori i këtij viti kemi marrë rezidencën”, ka shkruar Vesa Luma në Instagram.
Në disa përgjigje të tjera të dhëna për fansat e saj, këngëtarja nga Prishtina ka treguar gjithashtu se ka në plan t’i rikthehet muzikës në vitin 2021, por që nuk dëshiron të zbulojë detaje deri në publikimin e projekteve të reja. /Telegrafi/
You may like

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

“Prej teje kam dashur ta vras veten, i kam katër fëmijë”, përplasje e ashpër mes Jonës dhe një prej viktimave të grupit të saj

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5










