Connect with us

Showbiz

Publikohen pamje ku shihet Snoop Dog duke konsumuar lëndë narkotike para performancës në ‘Super Bowl’

Published

on

Para shfaqjes së pjesës së parë të ‘Super Bowl’, u vendosën baste në Las Vegas që Snoop Dogg do të konsumonte bari dhe pinte duhan brenda stadiumit SoFi.

Fillimisht, nuk kishte asnjë video të Snoop Dogg duke pirë duhan në të vërtetë gjatë shfaqjes së pjesës së parë.

Por, më pas në rrejtet sociale u bën virale disa imazhe ku Snoop Dogg shihet duke konsumuar lëndë narkotike para se të ngjitej në skenë.

Foto: Getty Images

Në fillim kishte vetëm imazhe, por videot filluan të shfaqen menjëherë më pas, shkruan Marca.

Në video, ka një imazh të qartë të Snoop Dogg duke pirë duhan në shkallë pak para se të ngjitej në skenë për performancën e fundit.

Foto: Twitter

Një kamerë brenda stadiumit kapi të gjithë sekuencën që e vë Snoop në qendër të vëmendjes.

Yjet e hip-hopit që u rikthyen me një performancë masive dhe dhuruan spektakël, u ngritë edhe  kundër disa rregullave që u tha se u ndaluan nga NFL.

Në mesin e tyre edhe Eminem e gjeti momentin e tij për t’u gjunjëzuar në formë proteste pas performancës së këngës “Lose Yourself”.

Vendimi i reperit për t’u gjunjëzuar me dorën në kokë dukej se ishte një shfaqje solidariteti për ish-mbrojtësin e NFL, Colin Kaepernick dhe lojtarë të tjerë të futbollit që janë gjunjëzuar gjatë himnit kombëtar për të protestuar kundër pabarazisë racore dhe brutalitetit të policisë.

Foto: NBC

Eminem me sa duket kishte përmendur idenë e gjunjëzimit përpara performancës së tij, por organizatorët e ‘Super Bowl’ i kishin kërkuar të shmangte një gjë të tillë. /Telegrafi/