Connect with us

Shendetsi

Pse ndihemi më të lodhur këtë javë, me kohën që po ftohet dhe me mëngjeset e errëta

Published

on

Nëse keni zbuluar se kohët e fundit po luftoni të zgjoheni në mëngjes, sigurisht që nuk jeni vetëm

Sipas hulumtimit nga The Weather Channel dhe YouGov, 57% e të rriturve thonë se disponimi i tyre i përgjithshëm është më i keq në dimër krahasuar me verën, dhe 40% e njerëzve vuajnë nga lodhja gjatë kësaj periudhe.

Një e treta e popullsisë raporton gjithashtu simptoma të SAD (seasonal affective disorder – çrregullim afektiv sezonal), që variojnë nga nivele të ulëta të energjisë deri në vetëvlerësim të ulët dhe ankth.

Dr. Claudia nga Babylon Health, thotë për Metro.co.uk se gjithçka ka të bëjë me mungesën e dritës: truri, neurotransmetuesit dhe hormonet tona ndikohen nga sasia e dritës së diellit në të cilën jemi të ekspozuar.

Mungesa e dritës së diellit na largon orën e brendshme të trupit, duke bërë të ndihemi më të lodhur herët gjatë ditës. Drita e reduktuar e diellit gjithashtu shkakton një rënie të serotoninës, një neurotransmetues që përfshihet në (përveç shumë gjërave të tjera) gjendjen shpirtërore, tretjen dhe gjumin.

Për më tepër, melatonina (një hormon që ndihmon për të rregulluar ciklin tuaj të gjumit-zgjimit) gjithashtu ndikohet, duke kontribuar më tej në gjumin dhe problemet e humorit.

Dr. Claudia rekomandon gjërat e mëposhtme për t’ju ndihmuar të zgjoheni dhe të shmangni plogështinë derisa rrezet e diellit të kthehen në jetën tonë:

Rrisni ekspozimin në diell

Merrni sa më shumë rreze të mundmi. Një shëtitje në mes të ditës mund t’ju ndihmojë.

Drita e diellit luan një rol të rëndësishëm në ritmin tonë cirkadian, i cili i tregon trupit tonë ndryshimin midis ditës dhe kohës së natës.

Me ndihmën e dritës së mëngjesit, nivelet e melatoninës janë të ulëta, temperatura e trupit fillon të rritet dhe ndërrime të tjera kimike, të tilla si një ngritje e hormonit aktivizues të kortizolit, ndodhin për të na ndihmuar të ndjehemi të gatshëm për ditën.

Hani mirë

Po, mund të duket si këshillë e mërzitshme, por synoni të hani një dietë të shëndetshme të ekuilibruar, me fruta, perime dhe fruta të thata. Nutricionistja Donia Hilal thotë se edhe mëngjesi është thelbësor që të ndiheni me energji gjatë ditës.

Qëndroni socialë

Edhe pse është joshëse të qëndroni ngrohtë në shtëpi, ruani një jetë sociale të rregullt. Dilni, ftoni dikë për të dalë ose pranoni ftesën e dikujt. Do të jetë mirë për gjendjen tuaj shpirtërore.

Ushtrohuni

Studimet tregojnë se të ushtruarit rregullisht mund të zvogëlojë pagjumësinë dhe të ndihmojë njerëzit të flenë më mirë. Rezultatet nuk vonojnë shumë për t’u treguar.

Të paktën 30 minuta stërvitje brenda një ditë, si ecje, vrap apo ushtrime të tjera do t’ju ndihmojnë të flini më mirë.

Aktiviteti fizik çliron gjithashtu një numër të hormoneve në trurin tuaj si dopamina, norepinefrina dhe serotonina. Këto luajnë një rol të rëndësishëm në rregullimin e humorit, dhe ushtrimet do t’ju japin gjithashtu një ndjenjë rutine dhe arritjeje në këto ditë të errëta.

Burimi: Babylon Health, Anabel, Metro UK

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shendetsi

Makthet dhe ëndrrat shqetësuese të coronavirusit: Ç’duhet të dini

Published

on

Nëse ju ndodh të zgjoheni më shpesh duke menduar “Kjo ishte një ëndërr e çuditshme”, mund të jetë faji i stresit të ngjarjeve aktuale

“Duke qenë se shumë ngjarje të paparashikueshme kanë ndodhur gjatë muajve të fundit, nuk është për t’u habitur që shumë njerëz po përjetojnë ëndrra të çuditshme. Shumica e njerëzve nuk kanë pasur pothuajse asgjë në dorë mbi mënyrën se si është përhapur pandemia dhe si ka ndikuar në jetën e tyre,” tha për Healthline Dr. Pavan Madan, një psikiatër i Komunitetit të Psikiatrisë, Kaliforni.

Madan tha se teksa njerëzit i kuptojnë dhe pranojnë rekomandimet për Covid-19, mendjes nuk i pëlqen të merret me gjëra që nuk mund t’i kontrollojë ose parashikojë, siç është pandemia.

Të gjitha emocionet e shkaktuara nga këto ngjarje stresuese ripërtërihen gjatë gjumit.

“Ëndrrat janë një nga mënyrat se si mendja jonë përpunon emocione, veçanërisht emocione të forta, kështu që është e natyrshme të kemi makthe kur jemi të stresuar. Për shumicën e njerëzve, këto ëndrra ndalen kur stresi zhduket,” tha për Healthline Jennifer Martin, anëtare e bordit drejtues të Akademisë Amerikane të Mjekësisë së Gjumit (AASM).

AASM raporton se ëndrrat ndodhin kur një stimul i hasur në jetën reale transferohet në ëndrra. Për më tepër, kur modelet e gjumit ndryshojnë dhe njerëzit kanë më pak gjumë cilësor, ata mund të kujtojnë më shumë nga ëndrrat e tyre. Duke qenë se ëndrrat shpesh janë reflektim i të pandërgjegjshmes, ankthi luan një rol të rëndësishëm kur bëhet fjalë për ëndrrat shqetësuese, shtoi Madan.

“Edhe nëse nuk jemi duke e menduar me vetëdije, shumë njerëz janë të shqetësuar për një tjetër krizë të çuditshme që është përtej kontrollit të tyre. Është e mundur që mendjet tona tani janë duke thurur skenarë të mundshëm absurdë, ndoshta për të na përgatitur në rast se përballemi me një krizë tjetër,” tha ai.

Si të qetësoheni:

1 – Mos i mendoni gjatë; merrni frymë thellë dhe përpiquni të flini sërish.
2 – Ushqejeni trurin me imazhe pozitive.
3 – Kujdesuni për gjumin tuaj.
4 – Flisni për stresin dhe ankthin aktual.

Burimet: Healthline, WebMD

Continue Reading

Shendetsi

Klinika Digjitale ju mundëson konsultim me Dr. Ilirijana Haxhibeqirin, kardiokirurgen e njohur në Sarajevë

Published

on

Klinika Digjitale mundëson konsultimin me Dr. Ilirijana Haxhibeqiri–Karabdić, kardiokirurgen e njohur e cila jeton dhe punon në Sarajevë.

Softueri unik i Klinikës Digjitale i mundëson Dr. Ilirijanës të ofroj shërbime dhe ta plotësojë mungesën e saj të krijuar pas largimit të saj nga atdheu.

Prof. Dr. Sci. Ilirijana Haxhibeqiri–Karabdić jeton dhe punon në Sarajevë, ajo është kardiokirurgia e parë në Bosnje dhe Hercegovinë, e shpallur “Zonja e Hekurt” për shkak të kontributit dhe punës së palodhur në shkencë dhe trajtimin e rasteve të veçanta kardiokirurgjike.

Dr. Ilirijana, ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Sarajevës në Bosnje dhe Hercegovinë, derisa praktikën mjekësore e ka përfunduar në John Radcliffe Hospital në Oxford. Specializimin nga kardiokirurgjia e ka përfunduar në vitin 2004 në Berlin dhe Sarajevë. Studimet master i ka përfunduar në vitin 2008, ato të doktoraturës i ka përfunduar në vitin 2014 dhe mori titullin Profesor i Asociuar derisa në vitin 2018 ajo mori titullin Profesor Universiteti.

Ajo është profesoreshë e kardiokirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë, dhe nga vitit 2004 është anëtare e ekipit për transplantim të zemrës, EUROTRANSPLANT- Berlin.

Dr. Ilirijana flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, boshnjake dhe angleze.

Ju mund të konsultoni Dr. Ilirijanën, duke klikuar linkun:

https://www.klinikadigjitale.net/profile/prof-dr-sci-ilirijana-haxhibeqiri-karabdic/

Continue Reading

Shendetsi

Dhimbjet e kokës, shenjë e diçkaje më serioze

Published

on

Të gjithë e dimë se sa e bezdisshme din të jetë dhimbja e kokës

Shpesh herë instinktet na bëjnë që thjesht ta pimë një paracetamol, të pimë ujë dhe të vazhdojmë ditën, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, një doktor ka filluar t’u bëjë thirrje personave që vuajnë nga dhimbjet e shpeshta të kokës të kontrollohen tek ekspertët sepse mund të jenë shenjë e diçkaje më serioze.

Michael Munger beson se njerëzit duhet t’u kushtojnë më shumë vëmendje dhimbjeve të kokës sepse mund të jenë indikatorë që një person është duke vuajtur nga kanceri i trurit apo nga zmadhimi i artereve.

 

Tri llojet më të zakonshme të dhimbjeve të kokës që i përjetojnë njerëzit janë: dhimbjet e kokës nga shtypja e gjakut; dhimbjet e kokës nga sinusët; dhe nga migrena.

Munger beson se çdo person që vuan më shumë se dy herë në javë nga dhimbjet e kokës për më gjatë se tërë nata, duhet të kontrollohen nga një ekspert. /Telegrafi/

Continue Reading

Trending