Connect with us

Shendetsi

Pse disa njerëzve iu duhet kohë e gjatë për t’u rikuperuar nga COVID-19?

Published

on

Njerëzit që infektohen me virusin SARS-CoV-2 dhe zhvillojnë sëmundjen e COVID-19 mund të shërohen mesatarisht pas dy javësh nga paraqitja e parë e simptomave

Për disa raste më të rënda të COVID-19, mjekët thonë se shërimi i të infektuarve mund të zgjasë deri në gjashtë javë.

Sidoqoftë, gjithnjë e më shumë njerëz po thonë se vazhdojnë të kenë simptoma për javë ose muaj edhe pasi kanë menduar se janë shëruar.

Ky fenomen është përhapur aq shumë, saqë tani i është dhënë emri: “COVID i gjatë”.

Nuk ka asnjë përkufizim mjekësor ose listë të simptomave të njëjta për të gjithë pacientët – dy persona me COVID-19 të gjatë mund të kenë përvoja shumë të ndryshme, por forma më e zakonshme e këtij virusi është lodhja dhe plogështia e përgjithshme.

Simptoma të tjera përfshijnë gulçim, kollë të vazhdueshme, dhimbje të kyçeve, ngërçe muskulore, probleme të dëgjimit dhe shikimit, dhimbje koke, humbje e shijes dhe nuhatjes si dhe dëmtime të zemrës, mushkërive, veshkave dhe zorrëve.

Simptomat afatgjata të COVID-19 rezultojnë edhe me probleme mendore, që përfshijnë depresion, ankth dhe paaftësi për të menduar qartë. Së voni, një term që po përdoret shpesh për mungesën e qartësisë së mendjes është “mjegulla në tru”.

Në kategorinë e COVID-it afatgjatë nuk përfshihen vetëm njerëzit të cilëve u duhet kohë për t’u rikuperuar nga kujdesi intensiv. Edhe njerëzit me infeksione relativisht të lehta mund të mbesin me probleme shëndetësore të përhershme dhe serioze.

“Ne nuk kemi asnjë dyshim që COVID afatgjatë ekziston”, i tha profesor David Strain nga Universiteti i Exeter, BBC-së, i cili tashmë po pranon pacientë me simptoma afatgjata të COVID-19 në klinikën e tij që vijnë kryesisht me sindromën e lodhjes kronike.

Studiuesit dhe doktorët në klinika ende nuk kanë rënë dakord për emërtimin e këtyre simptomave të gjata. Literatura përfshin “sindromën post-COVID” dhe “COVID-19 kronik”. Tani studiuesit, grupe pacientësh dhe ata që preken nga kjo gjendje gjithnjë e më shumë po e përdorin termin “COVID i gjatë”.

Ata gjithashtu bëjnë thirrje që përcaktimi i rikuperimit nga COVID-19 të bazohet në kritere që nuk lidhen vetëm me një test negativ të COVID-19.

Arritja e marrëveshjes për terminologjinë e duhur për gjendjen afatgjatë të COVID-19 është thelbësore, thotë Felicity Callard nga Universiteti i Glasgow në Mbretërinë e Bashkuar për revistën Nature, e cila gjithashtu është e prekur me COVID që një kohë të gjatë.

Callard është një nga një grup studiuesish që kanë kaluar përvojën e COVID-it të gjatë – dhe të cilët krijuan një blog për British Medical Journal, duke u bërë thirrje komuniteteve kërkimore dhe mjekësore të fillojnë të përdorin termin “COVID i gjatë” në vend të disa emrave alternativë.

Autorët e blogut pretendojnë se fjalët si “post”, “sindromë” dhe “kronike” delegjitimojnë vuajtjet, gjë që e bën të vështirë që njerëzve t’u ofrohet kujdesi i nevojshëm, shkruan Evropa e Lirë.

Termi “COVID i gjatë” u përdor për herë të parë në Twitter si një hashtag nga Elisa Perego në maj të këtij viti, për të përshkruar përvojën e saj të ‘një gjendje shumëfazore’, ciklike që ndryshonte në kohë dhe simptoma nga rruga dyfazore e diskutuar në punimet e hershme shkencore, që u përqendrua në shtrimin në spital të pacientëve.

Vetëm tre muaj më vonë, pas një avokimi intensiv nga pacientët në të gjithë botën, ky term i shpikur nga pacientët u përdor nga akterë të fuqishëm, përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Organizata Botërore e Shëndetësisë po ndjek nga afër zhvillimin e çështjeve që lidhen me COVID-in e gjatë. Studiuesit dhe agjencitë e financimit duhet gjithashtu të marrin në konsideratë më urgjentisht përkufizimin e shërimit nga COVID-19 dhe nëse duhet të miratojnë termin ‘COVID afatgjatë’ dhe të vendosin zërin e pacientit në qendër të procesit.

Shumë nga këta pacientë thonë se sëmundja afatgjatë ndikon seriozisht në jetën e tyre, shpesh duke i lënë të paaftë për punë dhe jetën e përditshme.

Edhe më keq, kur ata shpesh marrin pak ose aspak mbështetje nga profesionistët e kujdesit shëndetësor, të cilët ose janë të hutuar nga simptomat e qëndrueshme të pacientëve të tyre dhe nuk dinë si t’i lehtësojnë ato ose e refuzojnë plotësisht fenomenin.

Pacientët u organizuan në grupe mbështetëse joformale që u shfaqën në Internet, të tilla si Long COVID SOS.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shendetsi

Pse ndihemi më të lodhur këtë javë, me kohën që po ftohet dhe me mëngjeset e errëta

Published

on

Nëse keni zbuluar se kohët e fundit po luftoni të zgjoheni në mëngjes, sigurisht që nuk jeni vetëm

Sipas hulumtimit nga The Weather Channel dhe YouGov, 57% e të rriturve thonë se disponimi i tyre i përgjithshëm është më i keq në dimër krahasuar me verën, dhe 40% e njerëzve vuajnë nga lodhja gjatë kësaj periudhe.

Një e treta e popullsisë raporton gjithashtu simptoma të SAD (seasonal affective disorder – çrregullim afektiv sezonal), që variojnë nga nivele të ulëta të energjisë deri në vetëvlerësim të ulët dhe ankth.

Dr. Claudia nga Babylon Health, thotë për Metro.co.uk se gjithçka ka të bëjë me mungesën e dritës: truri, neurotransmetuesit dhe hormonet tona ndikohen nga sasia e dritës së diellit në të cilën jemi të ekspozuar.

Mungesa e dritës së diellit na largon orën e brendshme të trupit, duke bërë të ndihemi më të lodhur herët gjatë ditës. Drita e reduktuar e diellit gjithashtu shkakton një rënie të serotoninës, një neurotransmetues që përfshihet në (përveç shumë gjërave të tjera) gjendjen shpirtërore, tretjen dhe gjumin.

Për më tepër, melatonina (një hormon që ndihmon për të rregulluar ciklin tuaj të gjumit-zgjimit) gjithashtu ndikohet, duke kontribuar më tej në gjumin dhe problemet e humorit.

Dr. Claudia rekomandon gjërat e mëposhtme për t’ju ndihmuar të zgjoheni dhe të shmangni plogështinë derisa rrezet e diellit të kthehen në jetën tonë:

Rrisni ekspozimin në diell

Merrni sa më shumë rreze të mundmi. Një shëtitje në mes të ditës mund t’ju ndihmojë.

Drita e diellit luan një rol të rëndësishëm në ritmin tonë cirkadian, i cili i tregon trupit tonë ndryshimin midis ditës dhe kohës së natës.

Me ndihmën e dritës së mëngjesit, nivelet e melatoninës janë të ulëta, temperatura e trupit fillon të rritet dhe ndërrime të tjera kimike, të tilla si një ngritje e hormonit aktivizues të kortizolit, ndodhin për të na ndihmuar të ndjehemi të gatshëm për ditën.

Hani mirë

Po, mund të duket si këshillë e mërzitshme, por synoni të hani një dietë të shëndetshme të ekuilibruar, me fruta, perime dhe fruta të thata. Nutricionistja Donia Hilal thotë se edhe mëngjesi është thelbësor që të ndiheni me energji gjatë ditës.

Qëndroni socialë

Edhe pse është joshëse të qëndroni ngrohtë në shtëpi, ruani një jetë sociale të rregullt. Dilni, ftoni dikë për të dalë ose pranoni ftesën e dikujt. Do të jetë mirë për gjendjen tuaj shpirtërore.

Ushtrohuni

Studimet tregojnë se të ushtruarit rregullisht mund të zvogëlojë pagjumësinë dhe të ndihmojë njerëzit të flenë më mirë. Rezultatet nuk vonojnë shumë për t’u treguar.

Të paktën 30 minuta stërvitje brenda një ditë, si ecje, vrap apo ushtrime të tjera do t’ju ndihmojnë të flini më mirë.

Aktiviteti fizik çliron gjithashtu një numër të hormoneve në trurin tuaj si dopamina, norepinefrina dhe serotonina. Këto luajnë një rol të rëndësishëm në rregullimin e humorit, dhe ushtrimet do t’ju japin gjithashtu një ndjenjë rutine dhe arritjeje në këto ditë të errëta.

Burimi: Babylon Health, Anabel, Metro UK

Continue Reading

Shendetsi

Vitamina C + zink në formulim liposomal, kombinim i hatashëm për shëndetin e njeriut!

Published

on

Nga shumica e shtesave ushqimore konvencionale, vetëm një pjesë e vogël merret përfundimisht nga trupi. Ne duam të revolucionarizojmë tregun e suplementeve ushqimore. Zgjidhja jonë: LIPOZOMET.

E vetmja alternative efikase përveç injektimit. Përbërësit aktivë janë të kapsuluar në lipozome të vogla nanoskopike dhe shpërndahen në mënyrë të sigurt përmes sistemit të tretjes. Përthithja kështu mund të rritet deri në 98%.

Kombinimi i Vitaminës C me Zink në formulim liposomal maksimalizon efektin e këtyre dy përbërësve aktiv, duke ofruar kështu produktin më efikas për marrjen e tyre.

Zinku është një mineral esencial për metabolizmin tonë, i cili në përgjithësi vepron si faktor i përbashkët(cofactor) për enzimat. Kjo u mundëson qelizave tona, nëse Zinku është i pranishëm në një nivel të mjaftueshëm, të mbajnë sistem të shëndetshëm imunitar, të veprojnë kundër stresit oksidativ. Ndihmon në mirëmbajtjen e strukturave të indeve tona lidhëse në flokë, lëkurë, thonjë dhe kocka.

Vitamina C në këtë formulim mbështet një funksion të shëndetshëm imunitar dhe mund të zvogëlojë lodhjen ndërsa në të njëjtën kohë mbështet formimin e kolagjenit.

Efektet anësore të asocuara me këta dy përbërës janë te reduktuara maksimalisht për të mos thënë eliminuar, pasi që enkapsulimi në lipozome në parim e ofron një gjë të tillë.

Formulimet e lëngshme të ActiNovo përmbajnë gjithashtu fosfolipide të vlefshme nga luledielli, me një përmbajtje të lartë të fosfatidilkolinës dhe vetëm përbërës të certifikuar. Fosfolipidet janë blloqet ndërtuese të qelizave njerëzore.

Continue Reading

Shendetsi

Hulumtim i pabesueshëm: Truri i njeriut mund t’i parashikojë gjërat pak milisekonda para se të ndodhin

Published

on

A keni pasur ndonjëherë ndjenjën që tërësisht keni parashikuar diçka pak para se të ndodhte ajo gjë?

Nuk është fjala për superfuqi, por për mekanizmin e trurit i cili u mundëson njerëzve të jenë shumë më të suksesshëm, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit e Universitetit të Kalifornisë Barkeley kanë studiuar se si njerëzit mund t’i parashikojnë disa gjëra në jetë dhe kanë zbuluar që truri i ka dy mekanizma për matje të kohës, të cilët mundësojnë parashikime afatshkurtra, shkruan IFL Science.

Truri i njeriut ka dy “orë” të brendshme që parashikojnë të ardhmen tonë të menjëhershme.
Në këtë përfundim ka dalë një studim i ri nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, i cili sugjeron se lidhjet tona nervore parashikojnë milisekondat e ardhshme.

Një nga “orët” mbështetet në përvojat e kaluara, ndërsa tjetra varet nga ritmi, por të dyja janë vendimtare për mënyrën se si ne e “lundrojmë” botën.

Këto orë të inkorporuara u lejojnë njerëzve të dinë se kur duhet ta shtypni pedalin e përshpejtuesit në një makinë para se drita të jetë e gjelbër dhe funksioni njohës së kohëzgjatjes na lejon gjithashtu të dimë saktësisht se kur duhet të nisim të këndojmë gjatë një kënge.

Dy “orët” e brendshme u zbuluan pasi ekspertët studiuan saktësinë e kohës paraprake mes njerëzve me sëmundjen e Parkinsonit.

Për më tepër, rezultatet e tyre sugjerojnë se nëse një nga këto orë nervore është gabim, tjetra mund të marrë kontrollin automatikisht.

“Ne kemi treguar se pacientët me degjenerim cerebral kanë një çrregullim në përdorimin e shenjave jo-ritmike, ndërsa ata me degjenerim të ganglioneve bazale të shoqëruara me sëmundjen e Parkinsonit kanë një çrregullim në përdorimin e shenjave ritmike”, tha autori i studimit, Richard Ivri.

Gjetjet e studimit, të publikuara online në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”, ofrojnë një perspektivë të re rreth asaj se si njerëzit llogarisin kur ta bëjnë një lëvizje. /Telegrafi/

Continue Reading

Trending