Showbiz
Produksionet e serialeve ku mori pjesë, nuk ia paguan me vite të tëra Edona Reshitajt obligimet në Trust – reagon aktorja
Published
6 years agoon
By
admin
Të premten është hapur aplikimi online në Fondin e Kursimeve Personale – Trust, ku qytetarët e Kosovës kanë të drejtë tërheqjeje deri në 10 për qind të kursimeve personale.
Teksa mbi 200 mijë aplikime u pranuan deri në pak orë të premten, duket se pati edhe prej atyre që mbeten të zhgënjyer nga mundësia e tërheqjes.
Ky është rasti i aktores dhe këngëtares, Edona Reshitaj, e cila ka qenë pjesë e shumë serialeve televizive në vend, përfshirë edhe prodhimeve vendore të Radio Televizionit të Kosovës.
Foto: Edona Reshitaj/Facebook
Por përkundër kësaj, duket se disa prej serialeve nuk i kanë kryer shërbimet e pagesës në Trust për të punësuarën në rastin konkret aktoren, pasi e njëjta të premten kur ka aplikuar për tërheqje parash, ka parë se nuk posedon shumën që mendonte se kishte në fondin e kursimeve personale.
Këtë Reshitaj e bëri të ditur përmes një statusi në rrjetin social Facebook, duke pyetur njëkohësisht ndjekësit e saj se cila është rruga që duhet ndjekur në raste të tilla, si gjendja në të cilën ndodhet për momentin artistja.
“Në disa seriale televizive ku unë kam marrë pjesë me vite të tëra, në rrogë m’i kanë ndalë paratë për Trust, por në Trust nuk më figurojnë ato pare sepse produksioni nuk i ka paguar. A ka dikush përgjigje për këto raste, apo a mund të inicohet diçka e tillë nga të gjithë ata artistë që kanë kaluar nëpër këto eksperienca të padrejta?”, ka shkruar Edona Reshitaj në Facebook.
Edona përveçse një aktore të suksesshme, ka një karrierë mjaft të zhvilluar edhe në këndim dhe shquhet për interpretimin e saj live. /Telegrafi/
You may like

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova










