Connect with us

Showbiz

Po përfliten se janë në një lidhje, ky gjest i Adrolës i thotë të gjitha për marrëdhënien me Capital T

Published

on

Prej disa kohësh, reperi i njohur, Capital T dhe modelja Adrola Dushi janë përfolur shumë në media se janë në një lidhje.

Mirëpo, së fundmi Adrola e ka mohuar lidhjen me reperin. Gjatë një interviste në “NIN” ajo u shpreh se janë miq shumë të mirë.

Ajo që ka surprizuar fansat është se së fundmi, Capitali ka publikuar albumin e tij të ri “Skulpturë” dhe nuk ka munguar mbështetja publike e Adrolës. Ajo ka ndarë me ndjekësit një video ku shfaqet duke dëgjuar një këngë të albumit, në të cilën i ka bërë tag reperit.

Ky gjest nuk ka kaluar pa u komentuar nga fansat, të cilët janë entuziasmuar pafund.