Connect with us

Shendetsi

Plagoset një polic gjatë protestave në Shkodër

Published

on

Policia e Shkodrës në Shqipëri ka bërë të ditur se një efektiv policie ka mbetur i plagosur gjatë përplasjes me protestuesit këtë të shtunë.

Protesta në Shkodër nisi e qetë, për vrasjen e 25-vjeçarit në Tiranë, ndërsa më pas një grup të rinjsh shkatërruan selinë e Partisë Socialiste në këtë qytet.

“Gjatë tubimit të paligjshëm të zhvilluar sot në orën 11:00, ku pjesëmarrësit filluan lëvizjen nga sheshi Luigj Gurakuqi drejt pedonales se qytetit, para Prefektures dhe gjatë marshimit kanë ndaluar në rrugën Willson. Pjesëmarrësit në tubim kanë dëmtuar me sende të forta godinën e një subjekti politik duke thyer e shkatërruar dritaret dhe dyert e më pas nxorën dhe dogjën bazën materiale që ishte në brendësi të godinës. Gjithashtu gjatë tubimit është gjuajtur me sende të forta në drejtim të Policisë dhe për pasojë është plagosur një nga punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme Shqiponja, i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër për mjekim”, thuhet në njoftimin e policisë.