Connect with us

Shendetsi

Brnabiç: Serbia do të furnizohet me vaksina kundër Covid-19 para Vitit të Ri

Published

on

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç tha sot se vaksinat e para kundër koronavirusit do të dorëzohen në Serbi para fundit të vitit, sipas saj Serbia do të jetë një nga vendet e para në rajon dhe me gjërë që do të furrnizohet me vaksina kundër Covid-19, transmeton Alsat.

Pasi vizitoi punimet në korridorin Moravian, Brnabiç tha se deklarata e saj e fundit mbi vaksinat nuk ishte interpretuar mirë në media, sipas saj Serbia po negocion me shumë kopmani dhe se do të furrnizohet para Vitit të Ri.

 “Ne po flasim me të gjitha kompanitë, Serbia nuk është një vend si dikur, por një vend që sot ka fuqi politike dhe besueshmëri.  Ne me të vërtetë do ta kemi vaksinë në dhjetor të këtij viti”, tha kryeministrja serbe.