Showbiz
Peticioni për të larguar Kanye West si performues kryesor në “Coachella” arrin 25 mijë nënshkrime
Published
5 years agoon
By
admin
Numri i nënshkrimeve në peticionin që kërkon heqjen e Kanye West si performues kryesor në “Coachella 2022” vazhdon të rritet.
Që nga e hëna pasdite (21 mars), peticioni Change.org – i titulluar “Hiq Kanye nga Coachella!” – ka marrë mbi 25.000 nënshkrime.
Thirrja për të larguar performancën e reperit filloi javën e kaluar nga një përdorues i quajtur Caramello Marie, i cili e argumentoi kërkesën duke thënë se sulmet e West-it në mediat sociale kundër ish-gruas së tij, Kim Kardashian, dhe të dashurit të saj të ri, Pete Davidson, ishin katalizatori për peticionin.
Foto: Getty
“Ne kemi parë Kanye të ngacmojë, manipulojë dhe lëndojë Kim, Pete dhe të tjerët për më shumë se një vit. Askush nuk duket se dëshiron të ngritët kundër tij, dhe ata që e bëjnë, ai i vë në zjarr gjithashtu”, thuhet në përshkrim.
“Kohët e fundit, ai ka kërcënuar me lëndime të vërteta trupore ndaj të tjerëve. Kjo është qesharake që atij i lejohet ta bëjë këtë lirisht. “Coachella” (së bashku me emrat e tjerë të markave që janë ende duke punuar me të) duhet të ketë turp për veten dhe nuk duhet t’i japë atij më një vend në platformë”, thuhet tutje në argumentimin e peticionit.
Ndërkohë në seksionin e komenteve, njerëzit mbështetën arsyen e Marie për të kërkuar largimin e West nga festivali popullor i muzikës në Kaliforni.

West, 44 vjeç, është thirrur publikisht t’i ndal veprimet e tij edhe nga emra të shquar si DL Hughley dhe Trevor Noah, shkruan PageSix.
Prezantuesi i “Daily Show” theksoi se si postimet e CEO-s së Yeezy bë një qendër të vëmendjes mbi atë që kalojnë kaq shumë gra kur zgjedhin të largohen nga partneri.

Foto: Getty Images
Gjatë fundjavës, “Grammy” njoftoi se West nuk do të lejohej më të performonte në skenën e tyre për shkak të “sjelljes së tij të lidhur në internet”.
Në shkurt, West vetë kërcënoi se do të largohej nga festivali pasi e perceptoi përpjekjen e Billie Eilish, e cila gjithashtu është në mesin e performuesve kryesorë të “Coachella” për të ndihmuar një fans në një nga koncertet e saj si një ‘diss’ ndaj shokut të tij Travis Scott, pas tragjedisë së këtij të fundit në Astroworld.
Ndërkohë, festivali “Coachella” do të zhvillohet nga 15 deri më 24 prill në qytetin Indio të Kalifornisë. /Telegerafi/
You may like

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

“Prej teje kam dashur ta vras veten, i kam katër fëmijë”, përplasje e ashpër mes Jonës dhe një prej viktimave të grupit të saj

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5

“Kjo është skandaloze”, Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës

Melania Trump ngatërrohet gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, vështirësi në shqiptimin e disa fjalëve në anglisht










