Connect with us

Sport

Përurohet Palestra e Sportit në Kosovë me 1500 ulëse, investim mbi dy milionë euro i MKRS-së – Bota Sot

Published

on

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, sot përuruan Palestrën Sportive në Deçan, e cila ka kapacitet me mbi 1500 ulëse, projekt i infrastrukturës fizike, në të cilin ka investuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa vlera e investimit është mbi dy milionë euro.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryeministri Hoti, vlerësoi punën që është bërë në ndërtimin e këtij objekti sportiv i cili do të jetë në shërbim për sportistët deçanas.

“Është kënaqësi dhe nder që bashkë me Ministren Dumoshi dhe kryetarin Ramosaj të jemi në përurimin e kësaj salle të bukur, në këtë vend të bukur dhe në këtë ditë të bukur.

Ministrja Dumoshi, me entuziazëm po i çon përpara projektet, që pas shumë viteve prej sa ka filluar të ndërtohet kjo palestër dhe që ka kaluar shumë ministra të kulturës, rinisë dhe sportit, por është me interes që sot është kompletuar kjo sallë, e cila është e standardeve ndërkombëtare”, tha ndër të tjera kryeministri Hoti, duke kujtuar faktin se Deçani, Peja dhe kjo rrethinë ka shumë sportistë të cilët në shumë sporte e kanë bërë krenarë tërë Kosovën.

Duke uruar sportistët për përurimin e sallës së re, Kryeministri Hoti tha se, bashkë me Kryetarin dhe Ministren, sapo të kalojë situata e pandemisë, do të kthehen për të parë lojëra të bukura në këtë sallë.

Ndërkaq, ministrja Dumoshi, u shpreh se ndjehet e lumtur që bashkë me Kryeministrin Hoti dhe Kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, po përurojnë sallën për të cilën është pritur shumë vite.

Duke folur për programin e Qeverisë, ministrja Dumoshi tha se ndër prioritetet është zhvillimi i sportit dhe se vetëm në Deçan janë 18 projekte që MKRS-ja i përkrah. “Palestra është ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare ku do të zhvillohen ndeshje kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe kjo gjë flet shumë”, u shpreh ministrja.

E kryetari Ramosaj përmendi faktin se nuk ka pasur ndonjë ministër të sportit i cili ka vizituar më shpesh Deçanin se sa Ministrja Dumoshi, dhe Deçani i shpreh mirënjohjen ministres. Ai tha se është një nder për Deçanin edhe prezenca e Kryeministrit Hoti në këtë përurim.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ronaldo pritet të rinovojë me Juventusin deri në vitin 2023

Published

on

Juventusi thuhet se është i përgatitur të rinovojë me Cristiano Ronaldon dhe ylli portugez mund të nënshkruajë një kontratë të re të vlefshme deri në qershor të vitit 2023.

Ronaldo mbush 36 vjeç nesër (e premte) dhe gazeta Tuttosport pretendon se ndihet gjithnjë e më shumë në qendër të ekipit të trajnerit Andrea Pirlo.

Hipoteza e një zgjatje të kontratës merr formë, pasi sulmuesi i Bianconerëve ka shënuar 22 gola në 23 ndeshje konkurruese këtë sezon.

Zonja e Vjetër është në epërsi 2-1 pas ndeshjes së parë kundër Interit në Coppa Italia, për t’u përballur me FC Porto në 16-tën e fundit të Ligës së Kampionëve dhe aktualisht shtatë pikë prapa liderit të Ligës Milan me një lojë në dorë.

Marrëveshja aktuale e Ronaldos skadon në qershor të 2022, por veterani thuhet se ka qenë mjaft i rëndësishëm për t’u shpërblyer me një marrëveshje të re me klubin Torino.

Ndryshe, Ronaldo u transferua te Juventusi në verën e vitit 2018 për 100 milionë euro, ndërsa deri më tani ka shënuar 87 gola në 112 paraqitje.

Alsat

Continue Reading

Sport

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga

Published

on

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga – Iliria News Agency

Alsat

Continue Reading

Sport

Bardhi me Levanten kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Published

on

Enis Bardhi me skuadrën e tij Levanten janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pasi sonte pas 120 minutave lojë arritën të eliminojnë Viljarealin me rezultat minimal 1:0.

Koha e rregullt u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u deshën plus më shumë 30 minuta shtesë që Levante të gjejë golin e fitores dhe të kualifikimit përmes Roxherit.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut e nisi ndeshjen nga fillimi dhe luajti për plot 120 minuta.

Alsat

Continue Reading

Trending