Connect with us

Sport

Përfundon Festivali i 1-rë Ndërkombëtar i Filmit Sportiv

Published

on

Është shënuar sot ceremonia mbyllëse e Festivalit të 1-rë Ndërkombëtar të Filmit Sportiv “Prishtina 2020” i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Në këtë eveniment sportiv morën pjesë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

Në fjalimin e tij, Hasani, theksoi se gjatë këtyre tre ditëve janë shfaqur 31 filma, 19 prej të cilëve kanë qenë ndërkombëtar dhe 12 nga Kosova duke shtuar se ky festival tani e tutje do të jetë tradicional. Ai po ashtu ka shtuar se 7 prej këtyre filmave do të shkojnë në konkurenc ndërkombëtare dhe do të shfaqen në Milano prej datës 7 deri 11 nëntor.

Hasani: Shtatë prej dymbëdhjetë filmave të Kosovës do të shkojnë në konkurrencën ndërkombëtare.

“Gjatë këtyre tre ditëve janë shfaqur 31 filma, 19 prej të cilëve kanë qenë ndërkombëtar dhe 12 nga Kosova, me tematikë nga Kosova dhe po besoj se të gjithë ata që kanë pasur rast dhe mundësi për t’i shikuar këta filma kanë mbetur të kënaqur. Tani e tutje kjo ngjarje do të jetë tradicionale sepse këta filma do të shkojnë edhe në konkurrencën ndërkombëtare. Shtatë prej këtyre që janë shpallur nga 12 të Kosovës do të jenë në Milano prej datës 7 deri 11 nëntor 2020.”, tha Hasani.

Ndërsa, ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, theksoi se ky festival ka një rëndësi të madhe për Kosovën dhe se ministria të cilën ajo e udhëheq do ta përkrah vazhdimisht dhe duke bashkëpunuar me Komitetin Olimpik të Kosovës. Ajo theksoi se pas luftës ka pasur një avancim shumë të madh duke investuar në infrastrukturën sportive si dhe në ndërkombëtarizimin e sportit përmes futbollit dhe krenarisë ton, xhudistes Majlinda Kelmendi. Ajo gjithashtu tha se përmes këtij festivali do të dokumentohet sporti i Kosovës.

Dumoshi: Përmes këtij festivali do të dokumentohet sporti i Kosovës.

“Më vjen mirë që kemi filluar me këtë nismë, unë e përshëndes dhe do të jem pjesë direkte duke bashkëpunuar dhe kemi bashkëpunim shumë të mirë me Komitetin Olimpik dhe me të gjitha federatat sportive në Kosovë. Festivali i parë ndërkombëtarë i filmit sportiv ka një rëndësi të madhe sidomos për Kosovën e cila ka kaluar etapa të ndryshme dhe në të gjitha etapat jemi veçuar me sportistë të mirë…. Pas luftës ka pasur një avancim shumë të madh duke investuar në infrastrukturën sportive, por gjithashtu edhe me ndërkombëtarizimin e shumë federatave të cilat marrin pjesë me lojrat e tyre, duke filluar nga futbolli, pastaj numër i madh, diku 20 e përtej dhe krenaria jonë më e madhe ka qenë Majlinda e cila në Olimiad doli e para, kështu që të gjithë jemi krenarë me sportistë tanë në përgjithësi. Festivali i filmit ndërkombëtarë është i rëndësishëm sepse ka me u dokumentu sporti i Kosovës dhe do të jetë në pjesën garuese ku do të paraqiten shtatë filma tanë ndërkombëtarë dhe unë besoj se edhe këtu do të fitojmë.”, deklaroi Dumoshi.

Në fund, Dumoshi dhe Hasani e mbyllën edhe zyrtarisht para të pranishmëve Festivalin e 1-rë Ndërkombëtar të Filmit Sportiv “Prishtina 2020.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ronaldo pritet të rinovojë me Juventusin deri në vitin 2023

Published

on

Juventusi thuhet se është i përgatitur të rinovojë me Cristiano Ronaldon dhe ylli portugez mund të nënshkruajë një kontratë të re të vlefshme deri në qershor të vitit 2023.

Ronaldo mbush 36 vjeç nesër (e premte) dhe gazeta Tuttosport pretendon se ndihet gjithnjë e më shumë në qendër të ekipit të trajnerit Andrea Pirlo.

Hipoteza e një zgjatje të kontratës merr formë, pasi sulmuesi i Bianconerëve ka shënuar 22 gola në 23 ndeshje konkurruese këtë sezon.

Zonja e Vjetër është në epërsi 2-1 pas ndeshjes së parë kundër Interit në Coppa Italia, për t’u përballur me FC Porto në 16-tën e fundit të Ligës së Kampionëve dhe aktualisht shtatë pikë prapa liderit të Ligës Milan me një lojë në dorë.

Marrëveshja aktuale e Ronaldos skadon në qershor të 2022, por veterani thuhet se ka qenë mjaft i rëndësishëm për t’u shpërblyer me një marrëveshje të re me klubin Torino.

Ndryshe, Ronaldo u transferua te Juventusi në verën e vitit 2018 për 100 milionë euro, ndërsa deri më tani ka shënuar 87 gola në 112 paraqitje.

Alsat

Continue Reading

Sport

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga

Published

on

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga – Iliria News Agency

Alsat

Continue Reading

Sport

Bardhi me Levanten kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Published

on

Enis Bardhi me skuadrën e tij Levanten janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pasi sonte pas 120 minutave lojë arritën të eliminojnë Viljarealin me rezultat minimal 1:0.

Koha e rregullt u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u deshën plus më shumë 30 minuta shtesë që Levante të gjejë golin e fitores dhe të kualifikimit përmes Roxherit.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut e nisi ndeshjen nga fillimi dhe luajti për plot 120 minuta.

Alsat

Continue Reading

Trending