Connect with us

Maqedoni

Për t’u punësuar, maqedonasit deklarohen shqiptarë

Published

on


Daniela Kërzhovska, Sashko Stojanoviq, Cvetanka Gegovska, Emilija Stojaçevska Gjoriq dhe dhjetëra të tjerë janë të vetë deklaruarit shqiptarë të sapo punësuar në Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë. Të vetë deklaruarit shqiptarë në konkursin për punësim meqë kanë plotësuar kushtet e tjera, ka mjaftuar që ata të jenë personat e duhur për punësim, sipas balancuesit për përfaqësim të drejtë etnik nëpër institucione.

Punësimet në Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë

– Daniela Kërzhovska, shqiptare
– Sashko Stojanoviq, shqiptar
– Cvetanka Gegovska, shqiptare
– Emilija Stojçevska Gjoriq, shqiptare
– Jovançe Tashov, shqiptar
– Sasho Janevski, shqiptar
– Biljana Naumova Toshevski, shqiptare
– Tatjana Damjanovska, shqiptare
– Sterja Gogol, shqiptar
– Bogdan Stojanovski, shqiptar
– Dragan Sërbinovski, shqiptar
– Jane Trajkov, shqiptar
– Apostol Bakev, shqiptar
– Tome Delev, turk
– Silvana Tërbogazova, nacionalitete të tjera

Konkursi i shpallur në 29 janar të 2020 për punësimin e 20 personave në këtë inspektorat, nuk kërkon që kandidatët të njohin gjuhën shqipe, gjë që e bën të lehtë plotësimin e këtij kriteri. Kandidatëve shqiptarë u kërkohet njohje e mirë e maqedonishtes, anglishtes, frëngjishtes dhe gjermanishtes. Shqipja si kriter i njohjes së mirë të gjuhës amtare nga kandidati, nuk figuron askund. Kjo nuk është hera e parë që sistemi i punësimit i cili bazohet në softuerin për balancimin dhe sigurimin e përfaqësimit të drejtë etnik nëpër institucione, manipulohet. Nga Agjencia e administratës të cilët shpallën konkursin, më herët kanë deklaruar për Alsat se personat keqpërdorin të drejtën kushtetuese që vetë të shprehen për përkatësinë e tyre etnike. Ata përzgjidhen pasi marrin pikët e nevojshme gjatë filtrimit.

Alsat kontaktoi Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë por nuk morëm përgjigje për këtë çështje. Ky mbetet një boshllëk ligjor për të cilin nuk është bërë përpjekje të gjendet një zgjidhje. Vendosëm kontakt edhe me kabinetin e zv/kryeministrit Lupço Nikollovski. Ai ka premtuar zgjidhje sistematike për mënyrën se si institucionet dhe organet shtetërore menaxhojnë me resurset njerëzore dhe bëjnë punësimet. Por, deri në këtë moment nuk kemi marrë një përgjigje se si mund të zgjidhjet përfundimisht ky problem.

Nisma konkrete ligjore për ndryshimin e ligjit për letërnjoftimet mund të jetë një zgjidhje, besojnë nga Lëvizja Besa.

Në letërnjoftimet të cilat qytetarët do t’i marrin të figurojë grafa etnike, qytetari të deklarohet se çfarë përkatësie etnike ka dhe vlerësoj se përmes kësaj mund të gjendet një zgjidhje që të tejkalohen këto barriere në vlerësimin e të drejtave të shqiptarëve në institucionet publike. duke pasur parasysh krenarinë etnike të cilën e kanë edhe maqedonasit, edhe shqiptarët, shumë ma rëndë do ta kishte që një maqedonas edhe përmes dokumentacionit në institucionet shtetërore, të deklarohet si shqiptar – tha Fadil Zendeli, BESA.

Kohë më parë Alsat informoi edhe për raste të ngjashme si ai i punësimit të udhëheqësit të sektorit në Drejtorinë për Zbatimin e Sanksioneve. Ka pasur raste kur për t’ju përshtatur konkursit, qytetarët maqedonas janë vetë deklaruar edhe si turq, rom, boshnjak, vlleh e serb.

Fatlume Dervishi

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending