Showbiz
Pas “No Time to Die”, shtyhet edhe premiera e “Fast and Furious 9”
Published
2 years agoon
By
admin
“F9” do të duhet të presë edhe pak për të bërë një xhiro në kinema.
Universal njoftoi të premten se ka shtyrë sërish debutimin e vazhdimit të filmit “Fast and Furious”.
Tani raportohet se do të dalë në kinema gjatë fundjavës së Ditës Përkujtimore, më 28 maj 2021.
Filmi “F9” (Foto: Universal)
Lajmi u bë i ditur disa orë pasi u zbulua se “No Time to Die” u shty dhe se do prezantohet në kinema më 2 prill 2021 – e cila ishte një datë origjinale për “F9”.
Në muajin mars, ndërsa rastet e coronavirusit filluan të përhapeshin, Universal mori vendimin për të anuluar shfaqjen e e “F9” për një vit tjetër.
Të pranishëm në këtë film do jenë aktorët: Vin Diesel, Michelle Rodriguez, Ludacris, Tyrese Gibson.
Ndërkohë i ftuar special këtë vit është edhe legjenda e WWE-së, John Cena.
Siç u cek më lart, filmi do të publikohej në prillin që lamë pas, por për shkak të pandemisë u vendos të shtyhej. /Telegrafi/
You may like
Sinan Kajtazi: Ëndrra e Ahmet Brahimajt për Baletin Kombëtar të Kosovës duhet të jetë mison për ne
Doja Cat paralajmëron tërheqjen nga muzika?
Sonte miqësorja Spanjë-Shqipëri, bastet “fundosin” kombëtaren tonë
Messi paralajmëron pensionimin nga Argjentina
Presidenti i Barcelonës mohon interesimin për Mbappen
Një vit nga vdekja e humoristit Rasim Thaçi – Cima, Artani kujton momentet e fundit me të atin dhe raportin me të