Showbiz
Pas debateve të fundit, Donaldi dhe Iliri qëndrojnë në distancë dhe pa folur me njëri-tjetrin
Published
5 years agoon
By
admin
Që nga fillimi i Big Brother VIP, aktori Donald Veshaj dhe balerini, Ilir Shaqiri kanë qenë në vëmendje të publikut dhe kjo si rezultat i debateve të shpeshta me njëri-tjetrin.
Dy banorët të cilët konsiderohen pretendentët kryesor për të fituar çmimin e madh prej 150 mijë eurosh kanë diskutuar vazhdimisht dhe kanë patur qëndrime të ndryshme pothuajse për secilën temë.
Një debat i fortë mes tyre ndodhi edhe në spektaklin e së premtes (4 shkurt), kur Iliri hyri në mes të diskutimit të Donaldit me moderatoren, Einxhel Shkira.
Foto: Top Channel
Iliri iu drejtuar Donaldit duke i thënë se edhe përkundër që ai vet e kishte pranuar se e ka tradhtuar bashkëshorten, aktori ia kishte përsërit sërish duke i thënë nëse ndihej fajtor për këtë.
Kjo bëri që Donaldi të acarohen edhe më shumë duke e kundërshtuar Ilirin, madje e quajti edhe person fals që ndryshe flet më të gjatë javës dhe ndryshe në ‘prime’.

Foto: Top Channel
Gjatë ditëve të fundit ata të dy nuk kanë komunikuar së bashku pothuajse në asnjë rast, kjo gjë u vu re edhe mëngjesin e sotëm (6 shkurt).
Donaldi dhe Iliri ishin të dy në oborr të ulur pranë pishinës, teksa i ndante një distancë e vogël por ata refuzonin të kishin ndonjë komunikim me njëri-tjetrin.
Theksojmë që finalja e BB VIP mbahet më 18 shkurt, ndërsa Iliri tashmë është përzgjedhur si finalisti i parë. /Telegrafi/
You may like

Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie heq dorë zyrtarisht nga mbiemri i tij – i jep goditjen e fundit babait

Anjeza Gubetini, banorja që shkon në nominim të përhershëm

Me kërkesë të nënës – Bejta shfaqet për herë të parë pa syze në publik

Nichi trazon shtëpinë që në ditët e para me provokimet e tij

Akili ‘godet’ Arlindën: Duhej t’i kishe shëruar plagët para se të hyje në Big Brother

Çka ndodhi gjatë tri ditëve në Big Brother VIP Kosova 5? Publikohen momentet e banorëve










