Connect with us

Business

Paga deri në 1 mijë euro, këto janë profesionet më të paguara aktualisht në Kosovë

Published

on

Një raport i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), lidhur me nivelin e pagave i ka renditur ata që merren me furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, si më të paguarit në Kosovë.

Sipas raportit të ASK-së, paga mesatare bruto për ata që merren me këtë punë është 923 euro.

Paga të larta kanë edhe ata që merren me informim dhe komunikim, të cilët kanë pagë bruto gati 800 euro.

Keq me paga nuk qëndrojnë as ata që merren me xehetari dhe gurëthyes. Paga mesatare bruto për këtë aktivitet ekonomik është mbi 650 euro.

Bazuar në këtë raport, paga më të ulët kanë ata që merren me akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim, të cilët kanë pagë mesatare 256 euro.

“Paga mesatare bruto në vitin 2019 sipas aktiviteteve ekonomike më e lartë ishte te: Furnizimi me energji elektrike, gaz,avull dhe ajër të kondicionuar me 923 euro pasuar nga informimi dhe komunikimi me 797 euro, pastaj xehetari dhe gurëthyes me 657 euro, derisa paga më e ulët ishte tek Akomodimi dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 256 euro”, thuhet në raport.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

Bie përqindja e turistëve për muajin shkurt

Published

on

Numri i turistëve për muajin shkuar ka shënuar rënie prej 41.7 për qind, ndërsa numri i qëndrimeve në hotele ka rënë me 36.8 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, në shkurt vendi ka regjistruar 27,569 turistë ndërsa janë realizuar 60,013 akomodime.

 

Alsat

Continue Reading

Business

Bie çmimi i benzinë, çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar

Published

on

Çmimi i benzinës nga mesnata do të lirohet për gjysmë denari, ndërsa çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës.

Sipas vendimit të fundit të KRRE-së, çmimet e derivateve për litër do të jenë:

EUROPUSPER BS-95 do të shitet për 67,00 denar për litër.

EUROSUPER BS-98 do të shitet për 69,00 denarë për litër.

EURODISEL do të shitet për 58 denarë për litër.

 

Alsat

Continue Reading

Business

Gjatë marsit u rritën çmimet e konsumit, ranë vetëm çmimet e perimeve

Published

on

Për 0,4% janë rritur çmimet e konsumit gjatë muajit mars 2021 në krahasim me muajin shkurt të po të njëjtit vit.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë marsit të këtij viti janë rritur çmimet e këtyre produkteve: vajra dhe yndyra me 2.8%, pemë me 3.8%, pije alkoolike me 1.6%, këpucë me 3.1%, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 4.7%.

Ndërsa, rënie e çmimeve gjatë marsit është vërejtur vetëm tek perimet me 1.5%.

Sipas, ASHK-së, norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin mars 2021, me muajin mars 2020, ishte 1.2%.

Ndërkohë për 1.2% janë rritur çmimet e konsumit në janar të këtij viti, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2020.

Alsat

Continue Reading

Trending