Connect with us

Sport

Pa shtatë futbollistë titullarë kundër Juventusit

Published

on

Lideri i Serisë A, Milani, do të luajë sot në mbrëmje ndaj Juventusit.

Një ndeshje jovendimtare për titullin, por sigurisht me peshë shumë të madhe, e cila edhe do të sqarojë përfundimisht nëse ka gjasa ose jo në luftë për titull.

Skuadra e Stefano Piolit kryeson kampionatin aktualisht, por sonte do të ketë telashe të mëdha me lëndime.

Milani ka mësuar sot edhe dy raste me COVID-19 (Rebic dhe Krunic), që i shtohen listës së pesë të dëmtuarve (Ibrahimoviq, Saelemaekers, Bennacer, Gabbia) dhe të diskualifikuarit Tonali.

Kjo do ta vështirësojë punën e kuqezinjve, por motivi i tyre duket të jetë i jashtëzakonshëm për të marrë një fitore sonte.

Alsat