Connect with us

Maqedoni

Opozita thotë se seancat po ngarkohen qëllimisht – Alsat

Published

on

Seancat pаrlamentare të stërmbushura me propozime ligjore dhe kalimi nga njëra seancë në tjetrën pa kohë të mjaftueshme për shqyrtimin e materialeve, përbën problem për opozitën parlamentare. Deputetja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska beson se Kuvendi duhet të ketë kalendar pune.

“Unë jam ndër ata që thonë se nuk ekziston parlament pa kalendar. Ne duhet sa më shpejt këtë punë ta përfundojmë por kësaj duhet t’i shtojmë edhe diçka tjetër; respektimin e Rregullores, dispozitën që thotë se pika e rendit të ditës duhet të paktën dhjetë ditë përpara të njoftohet ose në komisione, pesë ditë më herët. Sepse, unë nuk jam “jukebox” (xhuboks) që të lexoj, e të lexoj qindra ligje dhe kur të më ndezin, të kyçem menjëherë në temë”, tha Gordana Siljanovska Davkova, VMRO-DPMNE.

Tre nga katër seancat e fundit plenare kanë pasur nga 39, 53 përkatësisht 48 pika në rendin e ditës. Të gjitha, një ditë më parë papritur u vendosën në agjendë me çka deputetët kishin përpara materiale për rreth 150 nisma. Më herët, mungesa e kuorumit kishte bërë që këto seanca të shtyhen disa herë ose propozimet të mos vendosen në votim edhe pse debati për çështjet e caktuara kishte përfunduar. Borisllav Kërmov nga “E majta” thotë se është e pamundur të arrihet gjithkund dhe pikërisht ky është qëllimi i pushtetit.

“Absolutisht është e pamundur që e gjitha kjo të arrihet, kurse si deputet i cili kam të drejtë, nëse dua, të shkoj edhe në Komisionin për shëndetësi ose të flas për të gjitha pikat, është e pamundur. Qëllimi është që të ulet debati dhe inkluziviteti. Kurse e dyta është se shumica parlamentare është shumicë “mezi” parlamentare. Ngaqë janë shumë ngushtë me shumicën, momentin që do të sigurojnë 61 deputetë, përpiqen të shtynë sa më shumë pika, të mos ketë debat dhe me këtë të degradojnë Kuvendin”, pohoi Borisllav Kërmov, “E majta”.    

Përveç deputetëve të opozitës, të pamundur të ndjekin të gjitha debatet dhe zhvillimet e Kuvendit e kanë edhe mediat. Disa nga seancat e komisioneve nuk transmetohet në kohë reale me pretekstin e mungesës së pajisjeve të nevojshme teknike kurse prezenca fizike e mediave në sallat ku zhvillohen debatet nuk lejohet për shkak të protokolleve për mbrojtje nga virusi.

Fatlume Dervishi


Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending