Maqedoni
Opozita propozon mbi 2 mijë amendamente për ndryshimin e Rregullores – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
Kuvendi nis debatin për ndryshimin e Rregullores. Opozita ka propozuar mbi 2.000 amendamente. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa vlerëson se me ndryshimet e propozuara shumica parlamentare po e kthen Gruevizmin në vend.
Kjo çështje duhet parandaluar pasi kërkohet konsensus gjithë partiak. Deri tani njëherë ka ndodhur që Rregullorja të ndryshohet kokë më vete pa opozitën pra në kohën e Gruevskit. Unë ju thash edhe në foltore, nëse doni ta ktheni Gruevizmin, miratoni Rregulloren kokë më vete. Konsiderojmë që me amendamente të mjaftueshme do të kërkojmë që gjithçka të shkojë me konsensus – tha Skender Rexhepi, Alternativa.
VMRO-DPMNE-ja kërkon që debati për Kuvend funksional të zhvillohet në kuadër të dialogut të Zhan Monesë.
Nëse duam të kemi parlamentarizëm normal, duhet të punojmë në atmosfere normale. Kemi një dialog për Rregulloren përmes dialogut të Zhan Monesë, por shohim se shumica shmanget. Pra mënyra e ndryshimit të Rregullores që ajo të pranohet nga të gjithë është vetëm përmes konsensusit nga gjitha subjektet – u shpreh Timço Mucunski, VMRO-DPMNE.
Shumica parlamentare akuzon opozitën për obstruksione.
Nuk mund të jemi peng i opozitës dhe të bllokohet puna e Kuvendit. Të gjithë jemi njerëz dhe çdo kush mund të infektohet me virusin. Qëllimi është që Kuvendi të punojë pa pengesa sepse ka disa ligje që duhet miratuar posaçërisht buxheti. Sigurisht që ideja e vetme është Kuvendi funksional – theksoi Arben Ziberi, BDI.
Më vjen keq që ndodh kjo por publiku ta vlerëson. Pikëpamjet tona janë që vetëm ata deputetë që preken nga ky virus, pra vetëm nga ky virus të mund të votojnë përmes formës elektronike – tha Dime Vellkovski, LSDM.
Me ndryshimet e parashikuara, deputeti i cili është i infektuar me Kovid-19 dhe posedon vendim të organeve kompetente për izolim, gëzon të drejtën që nga shtëpia të kyçet në debate dhe votim. Kjo masë nuk vlen për deputetët që vuajnë nga sëmundje të tjera apo preket nga gripi sezonal, si dhe për përfaqësuesit e Qeverisë gjatë mbrojtjes së ligjeve të propozuara apo shqyrtimit të amendamenteve. Ndryshimi i Rregullores është propozuar me procedurë të shpejtë.
Adrian Kerimi
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










