Connect with us

Maqedoni

Opozita e cilëson si të dështuar Platformën për mësim në distancë

Published

on


Opozita e gatshme t’i zgjasë dorën institucioneve për të përmirësuar platformën kombëtare për mësim nga distanca. Ky qëndrim i tyre thonë se vjen si rezultat i dështimit të Ministrisë së Arsimit dhe Byrosë për zhvillim e arsimit për të nisur procesin edukativo arsimor në kohë. Platformën aktuale e vlerësojnë si të dështuar dhe kërkojnë veprime në kohë që procesi të mos ngecë në pengesa. VMRO-DPMNE-ja shprehet e gatshme t’i ofrojë institucioneve ekspertët e saj të IT-së të cilët sipas tyre do të përshpejtojnë përmirësimin e platformës për mësim.

Jemi dëshmitarë të fjalëve boshe dhe mungesës së veprave. A do të kalojë edhe ky muaj në tentativa të pasuksesshme për të gjetur platformën e duhur për mësim? A mundet MASH të formoj plan me hapa konkret për mësim kualitativ për të gjithë pjesëmarrësit në procesin arsimor? A do ta pranojë MASH se platforma për të cilën tentojnë të na bindin se është zgjidhja me e mirë nuk është funksionale dhe po përgatiten për platformë të re? – deklaroi Marija Miteva, VMRO-DPMNE.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkon nga autoritetet të hartojnë strategji funksionale me kushte për platformë multimediale funksionale. Sipas tyre, ka shumë arsye për të cilat janë të gatshëm të angazhohen në tejkalimin e vështirësive. Opozita shqiptare akuzon Qeverinë se ka sjell vendim për mësimin në distancë në kundërshtim me vullnetin e prindërve.

Për fat të keq ky është realiteti. Ata vendosën që mësimi të zhvillohet nga distanca. Neve jemi të vetëdijshëm që përveç problemeve teknike, kanë edhe probleme të tjera. Arsimtarët kanë pasur vetëm dy vebinare deri tani dhe mos prisni që ata të jenë të aftë të ligjërojnë dhe manipulon me një teknologji me të cilën për herë të parë ballafaqohet. Neve si koalicion jemi të gatshëm të japim zgjidhje pasi këto sfida nga nesër do të jenë realitet për ne – tha Azir Aliu, ASH-AAA.

Opozita kërkon edhe fonde shtesë për mësuesit dhe arsimtarët, pajisje elektronike për nxënësit të cilët nuk kanë kushte t’i sigurojnë ato, platforma edukative për prindërit, program dhe materiale në gjuhën amtare, përmirësimin e vlerësimit dhe notimit dhe përfshirjen e universiteteve në hartimin e strategjisë dhe platformës kombëtare për zhvillimin e arsimit pa pengesa.

Adrian Kerimi

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending