Showbiz
“One Direction” mund të rikthehen bashkë në vitin 2021
Published
6 years agoon
By
admin
Fansat kanë pritur me padurim që “One Direction” të bëjë një ditë një rikthim me të pesë anëtarët.
Dhe duket se kjo do të ndodhë më në fund pasi Zayn Malik, Harry Styles, Liam Payne, Niall Horan dhe Louis Tomlinson mund të ribashkohen në 2021.
Alex Apati i Ladbrokes foli për Express në lidhje me ribashkimin e mundshëm, duke thënë: “Shanset e ribashkimit të djemve po shkojnë vetëm në një drejtim. Është një lajm i shkëlqyeshëm për fansat me një rikthim të pashmangshëm”.
Foto: Getty Images
Lajmet vijnë pas përhapjes në lidhje me një ribashkim të bendit në dhjetëvjetorin e tyre në fillim të këtij viti në korrik.
Sidoqoftë, kjo nuk mund të ndodhte për shkak të pandemisë së vazhdueshme të coronavirusit.
“Ka një rrugë të gjatë për të bërë dhe shumë pengesa. Padyshim, në këtë moment çdo gjë që ata do të bënin do të duhej të bëhej virtualisht. Por kanë raporte të mira dhe kjo do të ndodhë”, ka thënë një burim për Page Six. /Telegrafi/

Foto: People
You may like

Elita 5 ndez atmosferën në edicionin e pestë të Shqip Up Comedy Festival

Në krahët e babit, Lotina publikon momentin e ëmbël të Mozzikut me Oz-in -Sinjali

Salla plot, humor dhe muzikë, Shqip Up Comedy mbyll me sukses natën e parë në Cyrih

Komedianët ndezin skenën e Shqip Up Festival me humorin mbi përditshmërinë shqiptare

Ian Gillan shtrohet në spital, Deep Purple anulon dy koncertet në Gjermani

Befason ylli i “The Dictator”, Sacha Baron Cohen: Borati fillimisht ishte menduar të ishte shqiptar










