Maqedoni
OKB kërkon afër 400 milionë dollarë për të ndihmuar sirianët – Alsat
Published
4 years agoon
By

Shefi i Kombeve të Bashkuara ka bërë apel për 397 milionë dollarë për të ndihmuar gati 5 milionë të mbijetuar të tërmeteve shkatërruese në pjesën e Sirisë të kontrolluar nga rebelët.
Të mbijetuarit e tërmeteve në Siri kanë më pak qasje në ndihma për shkak të luftës civile që po vazhdon në këtë shtet që 12 vjet.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, e bëri këtë apel më 14 shkurt, një ditë pasi ai mirëpriti marrëveshjen midis OKB-së dhe presidentit sirian, Bashar al-Assad, për të hapur dy pikëkalime nga Turqi për një periudhë tremujore.
OKB-ja tha se përmes këtyre pikave do të kalojnë vetëm ndihmat për të mbijetuarit e tërmeteve, që në Siri dhe Turqi kanë lënë të vdekur mbi 35.000 persona.
Guterres tha se shkatërrimet nga tërmetet e 6 shkurtit, ishin “ndër më të këqijat në historinë e fundit” dhe “ne e dimë se ndihma që shpëton jetë nuk po dërgohet me shpejtësinë dhe madhësinë e nevojshme”.
Ai tha se 397 milionë dollarë do të ofronin “ndihmë shpëtuese për pothuajse 5 milionë sirianë – përfshirë strehim, kujdes shëndetësor, ushqim dhe mbrojtje” për tre muaj.
Guterres tha se OKB-ja është në fazën e fundit të përgatitjes për të lëshuar një apel emergjent edhe për Turqinë, që është goditur rëndë nga tërmetet.
Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ofrojë fonde emergjente pa vonesa, duke theksuar: “Dhimbja njerëzore nga kjo tragjedi e madhe natyrore nuk duhet të përkeqësohet nga pengesat njerëzore: qasja, fondet dhe furnizimet”.
Ai po ashtu tha se autoritetet në Siri duhet të sigurojnë të gjitha rrugët në të gjitha zonat, në mënyrë që të mos ketë kufizime për dërgimin e ndihmave.
Më 6 shkurt, Turqia dhe Siria u goditën nga tërmete prej 7.8 dhe 7.5 ballësh, që u pasuan me qindra dridhje të tjera të tokës.
You may like
Nicola Peltz kritikohet shumë për pamjen, fansat shprehin shqetësim për të

Dasmë më datë 5? Selin Bollati zbulon të vërtetën për të dhe DJ Gimbon

Sulmet dhe akuzat e rënda ndaj Jonës – familja del me reagim

Elijona Binakaj reagon me ironi pasi Anjeza refuzoi ta përshëndeste në Big Brother

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori shqiptar, Gjergj Mena

“Ju jeni të tmerrshëm!”, Leonora Jakupi reagon ndaj raportimeve të rreme për ndarjen nga partneri









