Maqedoni
Ohër, s’ka teste me pagesë për Covid-19 – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
Nuk ka teste për Covid 19 me pagesë në Qendrën e Shëndetit Publik në Ohër. Për shkak të kësaj, shumë qytetarë nga rajoni i Strugës dhe Ohrit, të cilët duhet të udhëtojnë jashtë vendit, janë të detyruar të shkojnë së pari në Shkup, Tetovë ose Manastir, ku mund të testohen. Më shpesh bëhet fjalë për mërgimtarë, studentë, biznesmenë dhe transportues. Disa prej tyre ankohen se po humbin kohë dhe para, për diçka që mund ta bëjnë në Ohër, nëse shteti organizohet më mirë.
“… Ishte problem, sepse ma shkurtonte kohën e përgatitjes për Slloveni. Nëse nuk e bëjmë atë test, do të futemi në karantinë në Slloveni. “Ka shumë studentë që shkuan në Manastir për tu testuar”, tha Evgenija Burnazovska- studente në Slloveni.
“… Unë jam një pacient me dializë dhe duhet ta sinkronizoj kohën e udhëtimit. Udhëtoj jashtë vendit. Dializën e fundit duhet ta bëj këtu, dhe tjetrën jashtë vendit. Nuk mund ta kuptoj pse është mbyllur në Ohër … “
Nga Qendra e Shëndetit Publik nuk tregojnë se përse nuk e ofrojnë këtë shërbim nga fillimi i këtij viti.
Qendra e Shëndetit Publik, Ohër:
“Qendra e Shëndetit Publik -Ohër është në procedurë për të gjetur mënyrë për të kryer shërbime, do të thotë testime private me teste PCR në përputhje me rregullat ligjore.”
Reagojnë edhe mjekët amë. Ata thonë se nuk dinë ku t’i drejtojnë njerëzit, që kanë nevojë të udhëtojnë jashtë vendit. Për shkak të shumë paqartësive, shumë qytetarë kërkojnë ndihmë edhe në agjencitë e udhëtimit.
You may like

Elita 5 ndez atmosferën në edicionin e pestë të Shqip Up Comedy Festival

Në krahët e babit, Lotina publikon momentin e ëmbël të Mozzikut me Oz-in -Sinjali

Salla plot, humor dhe muzikë, Shqip Up Comedy mbyll me sukses natën e parë në Cyrih

Komedianët ndezin skenën e Shqip Up Festival me humorin mbi përditshmërinë shqiptare

Ian Gillan shtrohet në spital, Deep Purple anulon dy koncertet në Gjermani

Befason ylli i “The Dictator”, Sacha Baron Cohen: Borati fillimisht ishte menduar të ishte shqiptar










