
Maqedoni
Kodra e Diellit, përurohet sërish teleferiku – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
11 muaj më parë u lëshua zyrtarisht në përdorim teleferiku me gjashtë ulëse. Përurim të lëshimit në përdorim në Kodrën e Diellit pati sërish sot. Itinerari ishte i njëjtë, pothuajse edhe zyrtarët ishin po ata.
Teleferiku që nga përurimi një vit më parë ishte jofunksional. Arsyetimi i ELEM-t ishte se borxhet ndaj ndërtuesit pamundësuan përdorimin, ndërsa sot Bekteshi doli me deklaratë krejt ndryshe. Sipas tij teleferiku i cili është panoramik nuk ka funksionuar për shkak se një vit më parë nuk kishte borë.
“Vitin e kaluar nuk kishte borë dhe skijatorët nuk mundën ta shfrytëzojnë edhe këtë ski lift por edhe Kodrën e Diellit”, tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.
Ministër ky ski lift nuk është vetëm për skiatorët por edhe panoramik?
“Ne mendojmë se ski lifti duhet të lëshohet atëherë kur ka interes nga ana e qytetarëve dhe atëherë kur mundet të vendoset në përdorim”, tha Bekteshi.
Nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” e sheh me skepticizëm funksionimin e teleferikut më gjashtë ulese.
“Shpresojmë te jetë e treta e vërteta dhe nuk do ketë më lëshim të teleferikut me gjashtë ulëse, sepse vonesat i dimë gjithë, filluan në 2012 me dokumentacion, në 2014-15 me ndërtim, 2021 me lëshim dhe sot ja u lëshua.”, pohoi Hamdi Sulejmani. Nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.
Nga ana tjetër drejtori i ri i ELEM Turs Adem Avziu, njëjtë sikurse paraardhësi i tij, paralajmëroi investime në Kodrën e Diellit.
“Ne kemi planet tona ta rregullojmë një herë infrastrukturën, planifikoj që për sezonin e radhës të kemi edhe tualete publike, do e rregullojmë infrastrukturën, do i rregullojmë edhe ski liftat tjerë që kanë nevojë për renovim apo ndërrim”, theksoi Adem Avziu. Drejtor i ELEM Turs.
Bashkim Sulejmani
You may like

Kledja Muçaj mahnit me linjat teksa bëri sfilatën për “Miss dhe Mister Big Brother VIP Kosova”

Këngëtarja e njohur amerikane i vuri flakën rrjetit, duke pozuar lakuriq në vaskë

“Babi më tha pse nuk më ke tregu”, Doresa rrëfen mes lotësh për bullizimin që iu është bërë nga grupi në Facebook para disa viteve

Ylli i F1, Charles Leclerc dhe gruaja e tij Alexandra bëhen prindër

Një skenë skandaloze nga traileri i serialit ku luan Burak Ozçivit u fshi pas reagimeve të mëdha në rrjetet sociale

E dashura e Romeo Beckham poston foto nga Bali, duke pozuar me bikini










