Connect with us

Shendetsi

Njerëzit me grup 0 të gjakut dhe ata Rh negativë më pak të rrezikuar nga COVID-19?

Published

on

Një studim i gjerë shton provat se njerëzit me gjak të tipit O ose Rh − negativ mund të jenë në rrezik pak më të ulët nga koronavirusi i ri, raporton Reutersi.

Midis 225,556 kanadezëve që u testuan për virusin, rreziku për një diagnozë COVID-19 ishte 12 për qind më i ulët dhe rreziku për COVID-19 me simptoma të rënda ose vdekja ishte 13 për qind më i ulët te njerëzit me grupin e gjakut “O” (Zero) në raport me ata që kanë A, AB ose B, raportuan studiuesit të martën në revistën shkencore, Annals of Internal Medicine.

Njerëzit në çdo grup gjaku që ishin Rh-negativë ishin gjithashtu disi të mbrojtur, veçanërisht nëse kishin gjak O-negativ. Njerëzit në këto grupe të gjakut mund të kenë zhvilluar antitrupa që mund të njohin disa aspekte të virusit të ri, i tha Reutersit, bashkautori Joel Ray nga spitali St. Michael në Toronto.

“Studimi ynë i ardhshëm do të shikojë në mënyrë specifike antitrupa të tillë dhe nëse ato shpjegojnë efektin mbrojtës,” tha Ray. Nëse apo si ky informacion mund të ndikojë në parandalimin ose trajtimin e COVID-19 është ende e paqartë.

Vitamina D dështon të ndihmojë në raste të rënda me COVID-19

Nivelet e ulëta të vitaminës D janë lidhur me rrezik më të lartë për sëmurje më të rëndë nga COVID-19 por nivelet e larta të vitaminës D nuk e rregullojnë problemin. Rritja e niveleve të vitaminës D në pacientët e sëmurë kritikë nuk e shkurtoi qëndrimin e tyre në spital si dhe nuk uli shanset që ata të mos shtriheshin në kujdesin intensiv, shkruan Evropa e Lire.

Sipas ta dhënave, pacientët patën nevojë për ventilim mekanik si dhe nuk u ulën gjasat për t’i mbijetuar sëmundjes, zbuluan mjekët në Brazil. Ata u dhanë 240 pacientëve të sëmurë rëndë dhe të shtruar në spital me COVID-19, qoftë një dozë të vetme të lartë të vitaminës D3 ose një placebo. Vetëm 6.7 për qind e pacientëve në grupin e vitaminës D kishin nivele “të mangëta” të lëndës ushqyese, krahasuar me 51.5 për qind të pacientëve në grupin placebo, por nuk kishte ndryshim në rezultate, bazuar në një studim të publikuar në “medRxiv”.

E njëjta gjë ishte vërtetuar kur studiuesit u përqendruan në 116 pacientë me mungesë të vitaminës D para trajtimit. Autorët thonë se gjetjet e tyre janë prova e parë e këtij lloji për të treguar se plotësimi i vitaminës D “është joefektiv për të përmirësuar kohëzgjatjen e qëndrimit në spital ose ndonjë rezultat tjetër klinik midis pacientëve të shtruar në spital të sëmurë rëndë nga COVID-19”.

Të mbijetuarit nga COVID-19 përfitojnë nga kujdesi shëndetësor në shtëpi

Të dhënat e reja thonë se të mbijetuarit nga COVID-19 që u lëshuan nga spitali përfituan nga kujdesi shëndetësor në shtëpi. Studiuesit nga Shërbimi i Infermierisë Vizituese të Nju Jorkut, Universiteti i Pensilvanisë dhe Universiteti Villanova, studiuan 1,409 pacientë që morën kujdes shëndetësor në shtëpi, gati gjysma e të cilëve ishin nën moshën 65 vjeç.

Kur u lëshuan, 80 për qind kishin ende probleme në frymëmarrje, shumica raportuan ankth ose konfuzion dhe më shumë se 80 për qind kishin nevojë për ndihmë për të ecur, veshur dhe larje. Pas një mesatareje prej 32 ditësh të kujdesit shëndetësor në shtëpi, 94 për qind e pacientëve nuk kishin më nevojë për ndihmë. Shumica dërrmuese nuk u rikuperuan plotësisht por shumica e simptomave u përmirësuan ndjeshëm, ashtu si aftësia e pacientëve për të kryer aktivitetet e përditshme.

“Vetëm 10 për qind është dashur që të ri-hospitalizohen, raportuan studiuesit të martën në revistën shkencore, Annals of Internal Medicine. “Vetëm 11 për qind e të mbijetuarve nga COVID-19 në të gjithë vendin u lëshuan nga ambientet e spitalit me shërbime shëndetësore të kualifikuara në shtëpi”, tha bashkautorja Margaret McDonald, pjesë e Shërbimit të Infermierisë Vizituese të Nju Jorkut. /Telegrafi/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shendetsi

Dyndje para Gjykatës Civile në Shkup, qytetarët presin me orë të tëra për një dokument

Published

on

Dyndje të qytetarëve para Gjykatës Civile në Shkup janë bërë sot për të siguruar një dokument.

“Të paktën një metër rrini larg!
Vetëm neve na shtynë një metër a këta qëndrojnë këtu.
Mos u shtyni!
T’i a mos je më i mençuri nga të gjithë këtu sot?
Unë!
Po ju.
Unë për herë të parë po flas.

Radhë nuk po mund të mbajnë as gardianët, durimi i qytetarëve ka arritur kulmin dhe secili shtyhet për të hyrë brenda godinës. Në çdo fillim vit qytetarët që gëzojnë të drejtën e ndihmës për fëmijën e tretë, duhet të rinovojnë dëshminë se nuk e kanë humbur të drejtën e atësisë. E njëjta ka një afat kohor që të dorëzohet nëpër komunat përkatëse për të mos e humbur ndihmën financiare.

“Përderisa këtu rekomandimet po shkruajnë që distanca mes njerëzve duhet të mbahet 2 metra për shkak të masave anti kovid, radhë të gjata po vërehen këtu para Gjykatës Civile në Shkup”.

Qytetarët thonë se këto telashe janë paraqitur nga e hëna dhe pritjet janë më shumë dy orë secili.

“Kjo është katastrofë, ky kurrë s’ka qenë shtet dhe as që do bëhet ndonjëherë”.

“Duhet të na sjellin në shtëpi përmes postës e jo të na maltretojnë këtu të grumbullohemi, ashtu do ishte më lehtë përmes adresës dhe nuk do kishim rrezik nga infeksionet e virusit korona”.

“Aspak nuk është në rregull, shihe sa shumë popullsi ka këtu a brenda punojnë dy sportele megjithëse mbi 20 sportele tjera janë bosh. Edhe pse janë në orar të punës nuk iu ndihmojnë kolegëve të heqin kallaballëkun. Nuk është aspak në rregull”.

Kjo zonjë tha se radhën po e pret për nipin e saj, por aspak nuk pajtohet me trajtimin që po u bëhet.

“Ja po e sheh sa po mbajmë distancë, jemi të ngjitur njëri pas tjetrit, sportelet nuk punojnë atje. Hynë pa rend, i lëshojnë të tjerët vetëm se kanë njohur brenda, a ne do të presim këtu. Ja kjo është!”.

Nga Gjykata Themelore Civile Shkup thonë se stafi administrativ janë duke punuar me reduktime për shkak të rekomandimeve shëndetësore të mos përhapjes së virusit korona. Por, rregulli nuk po zbatohet edhe jashtë, ku qytetarët nuk mbajnë distancë dhe policia nuk është në gjendje të mbaj rendin.

Adnan Qaili

 

 

 

 

 

 

 

 


Continue Reading

Shendetsi

Aziri: Slogani “një shoqëri për të gjithë” vetëm farsë, në esencë jeni nacionalistë

Published

on

Deputeti i ASH-së Elmi Aziri sot kritikoi ashpër pushtetin aktual të udhëhequr nga LSDM-ja duke theksuar se slogani i kësaj partie “një shoqëri për të gjithë” është vetëm farsë dhe se në fakt kjo parti ka qenë dhe mbetet nacionaliste. Këto komente Aziri i bëri derisa iu përgjigj ministrit të brendshëm i cili kohë ë parë sipas tij ka deklaruar se opozita shqiptare nuk di se çfarë kërkon s ai përket ligjit për shtetësi.
“Ministri i Brendshëm dje përsëriti qëndrimin e tij se ne nuk dimë çfarë kërkojmë me ligjin për shtetësinë. Jo ministër, ne gjithsesi se e dimë se çfarë kërkojmë. Ne kërkojmë të drejtën themelore të çdo njeriu për shtetësi, ndërsa ju po udhëheqni një fushatë anti të drejtave të njeriut si duket të trashëguar nga sistemi i kaluar. Ne duam të heqim definicionet shovene që ekzistojnë në ligjin ekzistues. Për ne sot në RMV janë dy gjuhë zyrtare në pushtetin qendror ndërsa në atë lokal më shumë se dy gjuhë. Ndërsa ju duhet të respektoni ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ne duam të nxjerrim nga sirtari këto qytetarë që ju i keni mbyllur dhe që çdo ditë ua vrisni perspektivën”, deklaroi Elmi Aziri, deputet i ASH-së, duke theksuar se slogani një shoqëri për të gjithë është vetëm farsë, për të shfrytëzuar për marrjen e votës ndërsa në esencë ngeleni nacionalistë.


Continue Reading

Shendetsi

Si të dalloni nëse tashmë keni kaluar coronavirusin

Published

on

Mënyra më e qartë për të kuptuar nëse keni pasur coronavirus është të bëni një test të antitrupave, megjithatë, ato nuk janë plotësisht të besueshme.

Dr. Dan Bunstone, kryeshefi mjekësor në Push Doctor tregon se si të dalloni nëse e keni pasur tashmë coronavirusin.

Nëse keni pasur simptoma të zakonshme – temperaturë të lartë, kollë të re të vazhdueshme dhe një ndryshim në shqisën tuaj të nuhatjes ose shijes – por nuk keni pasur një test për të kontrolluar, një test i antitrupave mund të jetë i dobishëm, shkruan Express.co.uk.

Dr. Bunstone tha: “Testet e antitrupave ekzistojnë, por nuk janë gjerësisht të disponueshme pasi ato vetëm do t’ju tregojnë se mund të keni pasur COVID-19 në ndonjë moment në të kaluarën. Ato nuk tregojnë kur keni pasur infeksionin, nëse tani jeni imun ndaj COVID-19, ose në të vërtetë sa kohë do të zgjasë ndonjë antitrup”.

Dr. Bunstone vuri në dukje se thjesht të dish që ke pasur virusin mund të jetë i dobishëm nga një perspektivë kurioziteti, por nuk ofron shumë më shumë në këtë fazë.

Si të dalloni nëse tashmë keni pasur coronavirus

Dr. Bunstone vuri në dukje se gati 20 për qind e njerëzve që kanë pasur COVID-19 nuk kishin asnjë simptomë. Sidoqoftë, shumica e njerëzve do të kenë pasur simptoma dhe ka disa shenja që mund të keni pasur tashmë virus pa e kuptuar.

Dr Bunstone shpjegoi: “Shumë sëmundje virale mund t’ju ​​lënë të ndiheni të lodhur deri në 12 javë pas infektimit. Simptomat e mundshme janë të gjera dhe nuk ka gjasa të shfaqen në të njëjtën mënyrë te secili individ, por zakonisht përfshijnë lodhje, dhimbje koke dhe dhimbje të muskujve ose nyjave”.

Është e rëndësishme të mbani mend se ndërsa coronavirusi është shqetësimi ynë kryesor tani, viruset e tjerë janë ende atje. Ndjenja e lodhjes për një periudhë të gjatë kohore mund të ndikojë në një virus tjetër – jo domosdoshmëritë COVID-19. Dr Bunstone përfundoi: “Nëse keni simptoma të vazhdueshme dhe nuk jeni të sigurt pse, sigurisht që ia vlen të kontrolloheni”. /Telegrafi/

Continue Reading

Trending