Connect with us

Maqedoni

Nikollovski: Emërimi i drejtorëve, me konkurs publik

Published

on


Drejtorët që emëron Qeveria dhe anëtarët e organeve të ndryshme shtetërore do të zgjidhen nëpërmjet konkurseve, edhe pse ky nuk është detyrim ligjor për të gjithë prej tyre. Ky për zv/kryeministrin Lupço Nikollovski, është hapi i parë prej ku do t’i nisë ndryshimet e premtuara sistemore për të luftuar korrupsionin dhe për të menaxhuar me burimet njerëzore në institucionet publike.

Po do të fillohet prej diku. Për drejtorët e parë do të ketë konkurse, do të ketë shpallje publike, për funksionarë të ndryshëm, për lloje të ndryshme anëtarësimi. Do të duhet të dorëzojnë CV, letër motivimi dhe plan për punë dhe ky është një ndryshim i madh. Ndryshim që ndoshta për një pjesë të madhe të tyre nuk është as detyrim ligjor. Prandaj flas për vlera, standard dhe praktika të reja që kemi vullnet t’i vendosim – tha Lupç Nikollovski, zv/kryeministër për luftë kundër korrupsionit.

Sipas Nikollovskit, kjo është mundësi që në institucione të kyçen njerëz me kapacitet. Megjithatë, një pjesë e emrave të drejtorëve që pritet të emërohen tashmë janë zbardhur nga partitë ose mediat, pa kaluar në konkurs publik dhe pa u formuar asnjë trup qeveritar për vlerësimin e integritetet dhe kredibilitetit të tyre.

Gjithsesi, kjo është Qeveri koalicioni, dihet përgjegjësia para qytetarëve dhe për realizimin e politikave qeveritare si propozimi i kryeministrit për ekip dhe kabinet të duhur, ne mbajmë përgjegjësi. Por jashtë kësaj, hapin mundësinë që çdo ide e mirë, propozim i mirë dhe njeri me kapacitete, të bëhet pjesë e asaj që na pret vitet e ardhshme – u shpreh Lupç Nikollovski, zv/kryeministër për luftë kundër korrupsionit.

Kryeministri Zaev njoftoi se procedura për emërimin e drejtorëve do të zhvillohet prej 1 deri 20 tetor, gjë që ngushton hapësirën kohore për zbatimin e konkurseve eventuale që paralajmëroi Nikollovski.

Zv/kryeministri kishte paralajmëruar ndryshime sistemore për efikasitet në luftën kundër korrupsionit dhe menaxhimit me resurset njerëzore. Megjithatë ai tani thotë se duhet të optimizojmë pritshmëritë sa i takon periudhës së zbatimit të këtyre ndryshimeve. Sipas Nikollovskit, nuk mund të bëhen ndryshime brenda javësh, muajsh ose vitesh, për praktikat që janë ndërtuar prej tre dakadash. Një ekip prej profesionistësh të fushave të ndryshme do të analizojnë punën e institucioneve dhe funksionarëve dhe do të propozojnë ndryshime konkrete ligjore ose sistemore për ç’rrënjosjen graduale të keqpërdorimeve, prejardhjes së pronave, të drejtave diskrecionale, partizimit të institucioneve dhe korrupsionit.

Zv/kryeministri Nikollovski dhe ministri i Drejtësisë Mariçiq u prononcuan për raportin e fundit të GRECO-s në të cilin është vërejtur përparim në luftën kundër korrupsionit në vend.

Fatlume Dervishi

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending