Maqedoni
Ngjashmëri mes “6 janarit” në SHBA dhe “27 prillit” në Maqedoni – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
6 janar 2020 “Kapitol Hill”. 27 prill 2017, Shkup para Parlamentit. Ngjarjet e djeshme në kryeqytetin amerikan ishin shumë të ngjashme me ato që na ndodhën tre vjet më parë. Edhe në djepin e demokracisë, siç përjetohet Amerika, edhe në Maqedoni, faktor kryesor në trazirat ishte dorëzimi i pushtetit. Në përpjekje për të bërë një paralele, ne pyetëm komunikologun Bojan Kordallov se sa lajmet e rreme dhe gjuha e urrejtjes ndikojnë që qytetarët të përdorin dhunën, duke mbrojtur kështu idhujt e tyre politikë.
Përdorimi i gjuhës së urrejtjes, përdorimi i diskriminimit, përdorimi i komunikimit të papërshtatshëm politik kudo në botë, çon vërtet në fenomene të padëshiruara, dhe në atë që quhet ndarje, por edhe dhunë. “Mungesa e kulturës politike çon në ndarje të thella në shoqëri dhe kështu prish sisteme të tëra= Bojan Kordallov, komunikolog.
Kordalov beson se kur rrënjoset virusi i gjuhës së urrejtjes dhe lajmeve të rreme, atëherë edhe shoqëria më rezistuese nënshtrohet. Gjëja më e rëndësishme, thotë ai, është që politikanët të komunikojnë drejt me qytetarët, veçanërisht kur rrjetet sociale janë plot me lajme të rreme, dhe këto janë një armë e fuqishme në politikë. Sipas tij, roli kryesor në parandalimin e gjysmë të vërtetave që vendosen në rrjetet sociale janë mediat tradicionale.
Mas-mediat luajnë rol kryesor në luftën kundër lajmeve të rreme dhe ato janë bastioni kryesor, që kanë autoritetet dhe qytetarët me qëllim të dalin nga problemet në rritje të paraqitura, nga digjitalizimi dhe lajmet e rreme- Bojan Kordallov, komunikolog.
Tensionet dhe shpërthimet e zemërimit në Amerikë kanë lindur si rezultat i pretendimit të Trumpit se kundërshtarët politikë vodhën zgjedhjet presidenciale. Tre vjet më parë, thirrjen që mos të rrinë në shtëpi me pantofla, sepse ashtu nuk mbrohet atdheu, e bëri azilkërkuesi politik aktual Nikola Gruevski. Arsyeja ishin gjithashtu tensionet që lindën pas zgjedhjeve të parakohshme. Pastaj pasoi 27 prilli, e më pas vijuan proceset gjyqësore kundër dhjetëra personave për kërcënime terroriste ndaj rendit kushtetues të vendit.
Bojan Stojanovski
You may like

Genc Prelvukaj merr titullin Doktor i Shkencave në Zagreb, Eni Koçi krah tij në ceremoninë e doktoraturës

Gruaja e Kim Jong-un është një nga gratë më misterioze në botë – çfarë dihet për të?

50 Cent tallet me P Diddyn për ditëlindjen e tij të 57-të, poston një fotografi të reperit me flokë e thinjura

Fotografi shqiptar Fadil Berisha nderohet në Vatikan me medaljen “Humanitas Magnifica”

Edhe gruaja e Ardian Bujupit reagon për skandalin e grupit në Facebook ku përfshihet banorja e BBVK 5: Jetë njerëzish janë shkatërruar

Ramë Lahaj këtë të diel në Vjenë, tenori kosovar vazhdon turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”










