Showbiz
Nga pasioni për orët, bizhuteritë e kushtueshme deri te syzet, Maradona ishte një ikonë ekstravagante
Published
6 years agoon
By
admin
Teksa e gjithë bota e sportit dhe jo vetëm vajton largimin nga jeta të ikonës së futbollit, Diego Armando Maradonas, edhe bota e modës ka dashur t’i bëjë homazhin e saj, këtij sportisti të kalibrit botëror duke e kujtuar atë veç të tjerash edhe si një ikonë stili dhe trendesh.
Maradona ka qenë në vitet ’80 ambasador për shumë brende dhe marka luksoze.
Nga veshjet sportive, te kostumet që ka përdorur në daljet publike dhe takimet zyrtare, pasioni për orët e firmave më të njohura, të cilat shpesh i mbante në të dyja duart, te bizhuteritë e kushtueshme, duke kaluar te syzet e diellit me lente me ngjyra dhe me kapak. të gjitha këto u bënë pjesë e identitetit të tij.
(Foto: Instagram/cs.millennials/aestheticbrazilian)

(Foto: Twitter/J Gallagher)
Për Maradonan mund të thuhet se gjithmonë ka ditur të interpretojë si në pamje ashtu dhe në stil, me veshjet ekstravagante dhe me fantazi, duke u kthyer në ikonë stili të atyre viteve të paharruara.

(Foto: Twitter/Faye)

You may like

Nesër koncerti i Rame Lahajt në Vjenë, tenori ngjitet në skenën e Wiener Konzerthaus

Eli Fara kundërpërgjigjet në komentin ku një ndjekëse në rrjetet sociale e quajti “dashnore të Adi Hilës”

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi










