Showbiz
Netflix do të sjellë “La Casa de Papel” edhe në version korean pas suksesit të serialit
Published
6 years agoon
By
admin
Netflix do të krijojë një version korean të serialit të tij thriller/aksion në gjuhën spanjolle “Money Heist” (“La Casa de Papel”). Prodhimi do të jetë një bashkëpunim midis BH Entertainment dhe Contents Zium.
Përshtatja koreane e “Money Heist” do të jetë me regji të Kim Hong-sun, i cili ka qenë regjisor edhe i shumë dramave televizive si “Visitor”, “Voice” dhe “Black”. Ryu Yong-jae dhe ekipi i tij, kreditë e të cilëve përfshijnë serialin origjinal të Netflix “My Holo Love” dhe serinë “Psychopath Diary”, janë vendosur si skenaristë për shfaqjen me 12 pjesë. Pak detaje të tjera të tilla si datat e prodhimit ose lansimi u zbuluan.
“Krijuesit koreanë kanë zhvilluar gjuhën e tyre dhe kulturën audiovizive për vite me rradhë. Ata kanë arritur, si serialet tona, të shkojnë përtej kufijve kulturorë dhe të bëhen një pikë referimi për mijëra shikues në të gjithë botën, veçanërisht midis të rinjve”, tha Alex Pina, krijues dhe producent ekzekutiv i” La Casa de Papel”.
“Kjo është arsyeja pse më duket interesante që bota e ‘La Casa de Papel’ është aq tërheqëse për krijuesit koreanë sa të bëjë një adaptim. Fakti që ngjarja është zhvendosur në Gadishullin Korean gjithashtu më duket se është një moment historik për të cilin jam vërtet i kënaqur”, tha tutje ai.
Shfaqja origjinale në gjuhën spanjolle dha premierën në vitin 2017. Një pjesë e pestë dhe e fundit është tani në prodhim. Netflix thotë se më shumë se 65 milionë familje shikuan një pjesë të sezonit të katërt (d.m.th. pjesën e dytë të sezonit të dytë) në katër javë pas publikimit të tij në prill të vitit 2020.

“Popullariteti ndërkombëtar i serialit Spanjoll ‘La Casa de Papel’ është provë se vepra të rëndësishme të bazuara në kultura dhe gjuhë të ndryshme mund të shpërndahen gjerësisht nga ‘Netflix’ dhe të pëlqehen nga audiencat në të gjithë botën”, tha kompania në një deklaratë. /Telegrafi/
You may like

Salla plot, humor dhe muzikë, Shqip Up Comedy mbyll me sukses natën e parë në Cyrih

Ian Gillan shtrohet në spital, Deep Purple anulon dy koncertet në Gjermani

Befason ylli i “The Dictator”, Sacha Baron Cohen: Borati fillimisht ishte menduar të ishte shqiptar

Vedat Bajrami i kushton të shtunën familjes, publikon momente të bukura me gruan dhe vajzat -Sinjali

Nisin hatërmbetjet e para në BBVK 5, Dioni, Anjeza dhe Zoja zgjedhin të ftuarit për festën e Halloween-it

Nis sonte Shqip Up Comedy Festival, nata e parë në Cyrih










