Showbiz
Nën tingujt e çiftelisë, Rita Ora jep një mesazh për shëndetin mendor në shqip: Mos e anashkaloni, është e vetmja mënyrë që të përparojmë
Published
5 years agoon
By
admin
Të gjithë e njohim si nëna e artistes shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Orës.
Por, Vera Ora prej vitesh është psikiatre dhe ka punuar në NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar).
Duke qenë se është aktive dhe mjaft e ndjekur në rrjete sociale, ajo ka bërë një postim të radhës përmes të cilit bën thirrje që të mos anashkalohet shëndeti mendor.
Vera Ora (Foto: Instagram)
Ajo shfaqet me një kostum elegant me një çifteli në dorë, ndërsa mban një interpretim të shkurtër në gjuhën shqipe.
“Shokë dhe shoqe kudo që jeni, ejani së bashku të përparojmë, shëndetin mendor mos e anashkaloni, është e vetmja mënyrë që të përparojmë”, kanë qenë fjalët e Orës.

Vera Ora (Foto: Instagram)
Ndërkaq, komentet kanë qenë të shumta në mesin e tyre edhe një i Ritës ku thuhej, “Je e bukur nënë”.
Vera gjatë gjithë periudhës së pandemisë ka qenë e zëshme duke folur për shëndetin mendor e duke dhënë këshilla të ndryshme. /Telegrafi/
You may like

Russell Brand rrezikon të humbasë miliona euro pas shpalljes fajtor për përdhunim dhe sulme seksuale

Kris Jenner festoi ditëlindjen e 71-të, vajzat e saj të famshme e befasuan me një tortë dhe mesazhe emocionuese

“Më kërkonte të kryeja marrëdhënie me motrën time binjake”- Ish-modelja rrëfen presionin e themeluesit të ‘Playboy’

“Së shpejti”, Big Brother VIP Albania thyen rrjetin me promon për edicionin e ri

“Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj Milaim Zekës

Gjebrea pas daljes nga SPAK-u tregon pse u intervistua nga institucioni










