Connect with us

Maqedoni

Në prag të sezonit të ri dimëror Kodra e Diellit nuk do të dalloj nga një vit më parë – Alsat

Published

on

 ELEM ende nuk i ka dorëzuar teleferikun panoramik Elem Tursit për përdorim në Kodrën e Diellit. Arsyeja për këtë është mos pagesa e ratës së fundit, e cila, sipas qendrës për informim të ELEM-it, pritet të bëhet këtë muaj, pas çka pritet edhe përfundimi i procedurës për këtë investim në vlerë prej rreth 9.5 milion euro. Vonesat për ndërtimin dhe koston dyfish më të lartë të këtij teleferiku, nga ELEM e arsyetojnë me ndërrimin e trasës së tij.

ELEM

“ Vendimi i parë i plotfuqishëm është dhënë më 08 qershor të vitit 2016, ndërsa dy vite më vonë është miratuar vendimi i dytë për ndërtimin e tij, shkaku i ndërrimit të trasesë së teleferikut panoramik, sepse u konstatua ekzistimi i instalimit për ujësjellësin përgjatë trasesë së parë. Leja për përdorim, është dhënë në 25 shkurt të këtij”.

Por, nga ELEM nuk shpjegojnë se, meqë leja për përdorimin e teleferikut panoramik është dhënë që në shkurt të këtij viti, përse nuk ka funksionuar deri më tani i njëjti, duke ditur që, dedikimi i tij nuk është vetëm për përdorim nga ana skiatorëve, por edhe për shëtitje panoramike”.

Ndaj arsyetimit të ELEM-it, kanë reaguar nga nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

Gjashtë ulseja ende nuk është lëshuar në funksion. Janë bërë provat teknike por të funksionojë për klientë dhe vizitor, ajo ende nuk ka certifikatën kryesor. Certifikata kryesore e parë jepet nga vetë prodhuesi dhe më pas edhe nga fakulteti i makinerisë i Shkupit që duhet ta verifikojë atë. Ne gjithnjë i kemi kërkuar që ti nxjerrin publikisht t`i shohim, por të njëjtat informata nuk gjenden askund’ deklaroi Hamdi Sulejmani. “Të shpëtojmë Kodrën e Diellit.

Edhe kështu siç është teleferiku, në pozitë të keqe, i mbipaguar sipas gjitha komenteve që i dëgjojmë megjithatë ia vlen që të gjenden ato mjete sado qofshin një apo dy milion që përfundimisht të lëshohet në përdorim që përfundimisht të jetë një impuls për Qeverinë por edhe për neve, e sidomos për tetovarët që diçka pozitive më në fund fillon të ndodh lartë- pohoi Valentin Taseski. Inxhiner dhe studiues i Kodrës së Diellit.

Kodra e Diellit edhe këtë sezon turistik nuk do të dalloj nga ai i një viti më parë. Vizitorët do të përballet me mungesë të kushteve elementare përfshirë parkingjet që cdo vit krijojnë radhë të gjata të makinave.

 Bashkim Sulejmani                                                                                         

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending