Connect with us

Maqedoni

Partitë, të gatshme për hapjen e Kodit Zgjedhor – Alsat

Published

on

Të gjitha partitë politike janë të gatshme për të gjetur zgjidhje për ndryshime të Kodit Zgjedhor, por nuk ka asnjë hap konkret në këtë drejtim. Edhe pse anëtarët aktual të KSHZ-së kanë mandat deri në janar, ende nuk ka asnjë negociatë konkrete për zgjidhjet e reja ligjore. Nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska akuzon VMRO-DPMNE-në se nuk i respekton marrëveshjet e arritura për këtë çështje.

 

 “Për fat të keq edhe krahas marrëveshjeve që u bënë para dy a tre viteve, VMRO-DPMNE nuk qëndroi në fjalë. Si pjesë e atyre bisedimeve ne edhe kërkuam vendosjen e listave të hapura. Për fat të keq ne nuk gjetëm pajtueshmëri në atë temë- deklaroi Radmilla Shekerinska, LSDM.

Nga VMRO-DPMNE-ja akuzojnë pushtetin se nuk merr parasysh kërkesat e opozitës në ndryshimin e kodit zgjedhor.

 “Të flitet edhe për një rreth zgjedhor në zgjedhjet lokale, para së gjithash për arsye ekonomike më tej edhe për të gjitha arsyet tjera që pushteti të mos ketë mundësi të bëjë presion ndaj opinionit, ryshfet dhe të gjitha manifestimet e tjera kriminele të pushtetit që i pamë gjatë zgjedhjeve. Nga ana tjetër të mbyllet edhe çështja se çfarë do të ndodhë me diasporën e Maqedonisë për zgjedhjet lokale- pohoi Naum Stoillkovski, VMRO.

Sipas BDI-së, pas bisedimeve paraprake që kanë bërë partitë, zgjedhjet e ardhme lokale duhet të mbahen ne lista të hapura.

 “Në marrëveshje politike e kemi që në zgjedhjet e ardhshme lokale të mbahen me lista të hapura për listën e këshilltarëve, kështu që edhe kjo dakordësi është arritur dhe duhet të jenë pjesë e ndryshimeve të kodit zgjedhor që duhet të miratohen para 15 janarit- tha Artan Grubi, BDI.

Ndërsa nga koalicioni ASH-AAA thonë se gjatë ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, do të insistojnë në pastrimin e listës zgjedhore dhe lista në hapura edhe në zgjedhjet parlamentare.

 “Konsiderojmë që e para që duhet të bëhet në reformë është pastrimi i Listave Zgjedhore, e dyta edhe kodi  zgjedhor vetvetiu të bëhet me lista të hapura. Për mënyrën e numrit të njësive zgjedhore do të bisedojmë në kuadër të koalicionit dhe bashkërisht do të vendosim- tha Skënder Rexhepi, ASH-AAA

OSBE/ODIHR-ja pothuajse në secilin raport pas zgjedhjeve ka theksuar nevojën e ndryshimeve thelbësore në legjislaturën ligjore. Kodi aktual zgjedhor është ndryshuar më shumë se 30 herë deri më tani, zakonisht, para secilit cikli zgjedhor.

MEfail Ismaili

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending