Connect with us

Maqedoni

Ndotja e ajrit merr hov, djegia e deponive nuk ndalon

Published

on


Erë e fortë e djegieve nën qiell të hapur. Tymi që ngrihet nga deponia e egër dhe humbet në mjegulla, është në hyrje të fshatit Grushinë, në komunën e Haraçinës. Mbeturina ndërtimore, plastika, kuti kartoni janë vetëm pjesë e asaj që hidhet dhe digjet këtu. Gjatë paradites, kur ekipi i televizionit Alsat M doli në vendngjarje, aktiviteti në fshat ishte i dobët. Kaluan disa makina, njëra prej të cilave ndaloi dhe shkarkoi mbeturinat nga makina.

Disa metra më poshtë, katër punëtorë po përgatiteshin të punonin në tokën pjellore pranë deponisë. Nuk deshën të flisnin para kamerës, por thanë se kjo pamje është e pranishme tash 5 vjet. Grushina është larg vetëm 20 km nga qendra e Shkupit. Ndërsa sezoni i ndotjes së lartë të ajrit në kryeqytet ka filluar dje. Nevena Georgievska nga Koalicioni 02, thotë se edhe këtë vit do të ketë periudha me ndotje të madhe të ajrit si më parë. Por kjo do jetë më e rrezikshme për shkak të Korona virusit.

E gjitha varet nga moti, çfarë na ka ndodhur në vitet e kaluara, edhe këtë vit do të jetë njëjtë. Përndryshe, ajo që ne shohim si ndotje kryesisht janë grimca PM10, për shkak të sezonit të ngrohjes, por edhe verës ka pasur ndotje sidomos me grimcat PM 2.5 gjatë natës. Këto janë grimca që hyjnë në trupin tonë dhe shkaktojnë një numër sëmundjesh të tjera. Ato sëmundje, si grupe rreziku që përkeqësojnë situatën, vetë koronavirusi përkeqëson situatën te pacientët. Dimri i ardhshëm, për të mos bëj panik, do të jetë shumë më i frikshëm se të tjerët – deklaroi Nevena Georgievska – iniciativa 02.

Sipas Georgievskës, buxheti është shumë i vogël për të zgjidhur një problem kaq të madh. Si dje ashtu edhe sot, shumica e stacioneve matëse në komunat e Shkupit janë me ngjyrë portokalli, duke alarmuar për grimcat e larta PM10 në ajër.

Alsat

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending