Connect with us

Maqedoni

Kovid-19, Filipçe: Vala e fundit ka rënduar punën në laboratorët e testimit

Published

on


Do të shtohen kapacitetet e laboratorëve për testim për virus korona. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka thënë se vala e fundit e të prekurve me virusin korona ka rënduar punën në laboratorët e testimit. Prandaj, siç është shprehur ai, po punohet në gjetjen e një zgjidhje për terminë të rinj. Për ktë qëllim, këtë fundjavë të gjithë laboratorët do të punojnë me kapacitet të plotë për të arritur përpunimin e testeve dhe hapjen e terminëve të reja në fillim të javës së ardhshme.

Do të sigurojmë numër shtesë të terminëve përmes sistemit “Termini im”, është diçka që po punohet gjatë fundjavës. Gjithashtu, po përpiqemi që sa më shpejt të arrijmë te testet e shpejta. Një pjesë e procedurës tashmë ka përfunduar, vijon faza e dytë. Besoj që kjo shumë do të lehtësoj qasjen për tu testuar – u shpreh Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Rritja e numrit të të infektuarve me Covid 19 ka bërë që edhe spitalet e tjera në vend përkohësisht të shndërrohen në spitale Covid. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe shtoi se në spitalet në Manastir, Prilep dhe Ohër tashmë pacientët me virusin korona janë shtrirë në repartet interne. Filipçe tha se Maqedonia po përgatitet për çdo lloj skenari të mundshëm, madje edhe shkëmbimin e kuadrit dhe të pacientëve, siç kanë bërë vendet evropiane.

Mund të ballafaqohemi edhe me skenarë kur kuadër tjetër do të punojë vetëm me pacientë me Covid. Kjo është diçka që ndodhë gjithkund në Evropë, madje, në këto vende bëjnë edhe shkëmbime të pacientëve nga vendet fqinje. Shpresoj që nuk do të ndodhë një skenar i tillë, por ne po përgatitemi edhe për momente të tilla – tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Një ditë më parë autoritetet njoftuar se punojnë në gjetjen e një zgjidhje për shtimin e kapaciteteve spitalore meqë shumë prej atyre ekzistues tashmë janë stërmbushur. Në spital pranohen vetëm rastet me pasqyrë më të rëndë klinike kurse mjekëve amë u bëhet thirrje që të ndjekin me kujdes trajtimin e pacientëve që janë në shtëpi. Shtimi i numrit të të prekurve ka rritur edhe kërkesat për testime. Gjatë ditëve të fundit ka pasur mjaftë reagime për mungesën e terminëve për testim.

Melihate Rustemi

Maqedoni

Bërns dhe Filipçe mysafir të Shaban Memetit për Ditën e Falenderimeve – Alsat

Published

on

Ambasadorja amerikane në Shkup, Kejt Meri Bërns dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ishin sot mysafir të drejtorit të Institutit për Shëndet Publik, Shaban Memeti. Takimi u zhvillua në kuadër të ditës së falënderimeve ndërsa Memeti shprehi mirënjohje ndaj personelit mjekësor dhe stafit të ISHP-së për punën e palodhshme tashmë gati 1 vjeçare kundër pandemisë. Falënderim të veçantë i shprehu ambasadores Bërns për ndihmën e parezervë ndaj institucioneve shëndetësore dhe donacionet e shumta me qëllim ballafaqimin efikas me pandeminë.

 

 

Continue Reading

Maqedoni

Deklaratat e Zaevit për gjuhën, Mickokvski e cilëson si skandaloze – Alsat

Published

on

Intervistën e Zaevit, Kreu i VMRO-së Mickokvski e cilësoi si skandaloz.  Ai tha se Zaevi me këto deklarata dëmton pozicionet e Shkupit në bisedimet me Sofjen. Mickovski tha se Zaev mohoi luftën antifashiste ndërsa luftëtarët maqedonas i barazon me okupatorët bullgarë.

Në lidhje me: Në Bullgari dhe Maqedoni ka rajone që përdorin dialekt të njëjtë gjuhësor, thotë Zaev

 

Continue Reading

Maqedoni

Në Bullgari dhe Maqedoni ka rajone që përdorin dialekt të njëjtë gjuhësor, thotë Zaev – Alsat

Published

on

Kryeministri Zaev tha se Bullgaria nuk po ua konteston maqedonasve të drejtën e vetë-përcaktimit dhe se është optimist se kontesti do të zgjidhet duke sqaruar me mençuri historinë e përbashkët. Në intervistë për BGNES, gjatë së cilës Zaev herë pas here përdorte edhe fjalë bullgare, tha se në dy vendet ka rajone që flasin gjuhë të njëjtë.

E shihni flas në gjuhën maqedonase, më kuptoni në Bullgari. Kur ju flisni bullgarisht, ne ju kuptojmë. Për më tepër, jam nga Strumica, ne, banorët e Strumicës dhe Petriçit kemi dialekt të njëjtë, të njëjtën gjuhë e flasim?”-pohoi Zoran Zaev, kryeministër.

Ai madje tha se është koha të flitet për faktet historike, në frymën e miqësisë së mirë, të cilën sipas Zaevit, vendi e ka më parësore sesa integrimin në BE.

Kemi ndërruar dhjetëra tabela në shtet ku shkruante “Okupatori fashist bullgarë”. Nuk është kështu. Bullgaria nuk është fazhizëm. Bullgaria është miku ynë. (Pse kur flisni me Merkelin thoni se ishte fashiste?) Nuk është e vërtetë. Ndonjëherë ka pasur administratë në fillim, pastaj Bullgaria është tërhequr mbrapa bashkë me anti-fashizmin, ka luftuar për lirinë, për demokracinë dhe absolutisht është pjesë e frontit anti-fashist”-tha Zoran Zaev, kryeministër.

Qëndrimin e Presidentit, Pendarovski rreth kontestit Zaev para gazetrarit bullgar, e arsyetoi si pakujdesi, ndërsa atë të opozitës si labilitet. Ndërkohë, Ministri, Osmani nuk dha detaje për dokumentet që Shkupi e Sofja kanë shkëmbyer.

-Sa i takon pretendimeve territoriale, çështjeve të pakicave, punës së komisionit të historisë, librave shkollorë, gjuhës së urrejtjes, këmbimit ekonomik. Këto po tentojmë t’i formulojmë në ide të pranueshme të cilat po këmbehen mes dyja palëve, për të krijuar këtë mirëbesim, tha Osmani

I keni dërguar ju dokument ose ofertë Sofjes?

-Kemi këmbyer ide edhe në formë të shkruar, të dyja vendet.

I jeni përgjigjur ofertës bullgare ose ju keni bërë një ofertë?

-Të dyja vendet kanë dërguar ide në formë të shkruar.

Anesa Salihu

Continue Reading

Trending