Tech
Ndikimi i teknologjisë në zhvillimin e fëmijëve
Published
5 years agoon
By
admin
Hanka Abazi
Në rrethanat bashkëkohore në të cilat jetojmë, kryesisht e cilësuar si kohë moderne apo modernizmi, ekzistojnë shumë aspekte negative të cilat ndikojnë në jetën personale dhe shoqërore në vendet ku jetojmë. Megjithatë, ekzistojnë edhe anët pozitive. Kur i përmendëm anët pozitive të kohës moderne (modernizmit), duhet ta kemi parasysh se është kohë kjo kur të arriturat teknologjike janë çdo ditë në rritje e sipër dhe dal ngadalë po e arrijnë pikën kulmore të tyre.
Me zhvillimin e shpejtë të teknologjisë softuerike dhe sidomos asaj mobile, telefoni i mençur (smartphone) është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme. Vetëm pas një dekade, teknologjia e telefonëve të mençur ka rezultuar të jetë aq e suksesshme në çdo aspekt të jetës sonë, sa që do ta kishim të vështirë të imagjinonin një ditë të vetme pa përdorimin e kësaj teknologjie.
Ky përparim i vrullshëm i mjeteve teknologjike ka bërë që fëmijët të rriten në një mjedis virtual, duke e bazuar zhvillimin e tyre edukativ dhe shoqëror kryesisht nga këto mjete. Lidhja kaq e fuqishme midis fëmijës dhe teknologjisë është si një formë varësie, e cila reflektohet në disa drejtime dhe një nga këto është dhe formimi i një brezi të ri të mbyllur në vetvete. Ata kanë frikë të shprehen qartë për ato që ndiejnë dhe bëjnë.
Pra, teknologjia tek femijët ka ndikuar negativisht në zhvillimin e tyre në shumë aspekte. Sipas studimeve të fundit është rekomanduar se fëmijët duhet të ndahen sipas moshave përkatëse. Një fëmijë i moshës 4 – 5-vjeçare nuk duhet të qëndrojë më shumë se 10 – 15 minuta para mjeteve teknologjike, ndërsa një adoleshent jo më shumë se 30 minuta”.
Në vijim efektet negative që sjell përdorimi i teknologjisë te fëmijët e vegjël ndikojnë në:
Dëmtimi i shëndetit
Oftalmologët thonë se numri i fëmijëve që vizitojnë oftalmologun është në rritje. Megjithatë, potencojnë faktin se qëndrimi i gjatë para ekraneve, rrit dioptrinë dhe mund të jetë një prej shkaktarëve që ndikon në shfaqjen e dioptrisë. Nuk kemi ndonjë statistik por nga përvoja e shumë prindërve, dhe vet si prind shohim rritjen e dukshem të fëmijëve me syza.
Shkakton agresivitet tek fëmijët
Kalimi i më shumë se dy orëve në ditë në një telefon të mençur është i mjaftueshëm për të shkaktuar probleme emocionale dhe sociale.
Ekspozimi ndaj lojërave të disponueshme në aplikacionet e smartphone-ve i lidh fëmijët me një rrezik në rritje të problemeve të vëmendjes. p.sh nga përvoja personale si nënë, kam vërejtur se sa më shumë që kalon fëmiu kohë në telefon, aq më shumë ndyshojnë sjellet e tij nga ana negative.
Mund të shkaktojë mbipeshë
Përdorimi i TV dhe video lojërave lidhet me rritjen e obezitetit. Fëmijët të cilët i kanë të lejuara aparatet në dhomat e tyre kanë 30% rritje në rastet e obezitetit. Një në katër Kanadeze, dhe një në tre fëmijë SHBA-së janë obezë. 30% e fëmijëve me obezitet do të zhvillojnë diabetin, dhe individët obezë janë në rrezik të lartë për goditje të hershme në tru, sulm në zemër, shkurtimin e të jetëgjatësisë. Kryesisht për shkak të obezitetit, fëmijët e shekullit 21 mund të jenë brezi i parë, ku shumë prej të cilëve me gjasë mund të kenë më shumë pasoja shëndetësore se sa prindërit e tyre.
Largon fëmijët nga bota reale dhe sociale
Duke i përfshirë ata në kaq shumë aktivitete, një telefon i mençur mund të bëhet burim i një varësie. Kjo lloj varësie i tërheq mendjet e tyre dhe i rrëmben për një kohë të gjatë, madje edhe deri në moshën e rritur. Ky është shkaku që fëmijët nuk mund ta shijojnë kënaqësinë fëmijërore duke lozur me të tjerët, por zhyten në një botë virtuale, pra kjo ndikon tek fëmijët që të bëhen pasiv ose vetjak.
Dëmtimi gjuhësor
Dëmtimi gjuhësor, është problemi me të cilën prindërit por dhe mjekët përballen më së shumti. Shumica e fëmijëve, kalojnë një pjesë të mirë të ditës së tyre, duke parë video, në gjuhë të ndryshme duke ndikuar në aftësinë e tyre për të folur. Mirëpo ashtu, sikurse ka fëmijë që kanë aftësinë që t’i përvetësojnë të dyja gjuhët njëkohësisht dhe në mënyrë korrekte, ka edhe fëmijë të cilët ‘’bllokohen’’ dhe e gjejnë të vështirë të mësojnë apo flasin qoftë dhe një gjuhë të vetme.
Sëmundje mendore
Përdorimi i tepruar i teknologjisë njihet si faktor shkaku në normat në rritje të depresionit të fëmijëve, ankthit, çrregullime shtesë, deficit të vëmendjes, autizëm, çrregullim bipolar, psikozë dhe sjellje problematike të fëmijëve. Prandaj, tash jemi dëshmitar të kohës në ngritjen e numrit të fëmijëve me semundje të ndryshme mendore.
Shkëputja e lidhjes prindërore
Angazhimet dhe përgjegjësia për të sjellë të ardhura në familje bën që prindi të jetë me kohë të kufizuar me fëmijën/ët. Kështu për të mbushur mungesën e tyre i krijon hapësirë argëtimit të pakontrolluar siç është lundrimi në internet. Familja duhet të jetë prioritet për të qenë së bashku dhe të dinë nevojat e njëri-tjetrit, por nuk justifikohet mungesa e prindërve që këtej përpiqen për të përmbushur nevojat kryesore. Në këtë mënyrë, më pas të kthehen neglizhues pasi mendojnë se po përmbushin detyrat e tyre vetëm biologjiksht e materialisht. Të gjejnë kohë për mos hequr përgjegjësitë apo lodhjen që kanë në jetën e tyre personale dhe t’i drejtojnë ata në një liri pa kufi, por të mbështesin e të dëgjojnë zërin e fëmijës, pasi ata nuk kanë nevojë për t’u argëtuar të vetëm, por të jenë së bashku.
Ka edhe shumë për të folur në lidhje me pasojat negative të teknologjisë në zhvillimin e fëmijëve, por për fund shpresoj që të jemi të kujdesshëm në aspektin e zhvillimit të fëmijëve tonë, gjithashtu dëshiroj t’i ndaj me ju disa këshilla sadopak simbolike:
– TV apo video lojrat nuk duhet të zëvendësojë nevojën e fëmijës për sport dhe aktivitet.
– Fëmijet (edhe të rriturit) nuk duhet të hanë para TV ose me Telefon.
– TV apo edhe Video video lojrat nuk duhet të jenë prezent në dhomat e femijëve.
– Programet për fëmijë në TV apo Telefon duhet të kufizohen dhe të kontrollohen nga prindërit.
– Aktiviteti i prindërve nuk duhet të mungojë për fëmijet sëpaku 1 orë në ditë për lojëra të ndryshme dhe aktiviteti i prinëdërve me femijët për mësime ditore.
Punoi: Hanka Abazi
Universiteti i Tetovës
Studime Pedagogjike,studime Master
Tetovë, 2022







