Showbiz
Ndërron jetë këngëtari Ismet Peja
Published
6 years agoon
By
admin
Ka ndërruar jetë ikona e muzikës së mirëfilltë shqiptare, Ismet Peja.
Lajmin e e trishtë për vdekjen e këngëtarit e bëri të ditur djali i tij, Visar Peja, në një postim në rrjetin social Facebook.
“Nuk dija ndryshe, as nuk munda ndryshe ta lajmëroj largimin tënd nga kjo jetë. Pusho i qetë sepse ke ngelë i përjetshëm. Të fala i bën mamasë”, ka shkruar Visari.
(Foto: Facebook/visarpeja)
Theksojmë se Peja është ndër artistët me përvojë më të gjatë në skenën muzikore shqiptare.
Gjatë karrierës së tij ai solli një sërë projekte si “Knoma kangen sa t’jam gjall”, “Robi plaket kur don vet” dhe jo vetëm.

I njohur kryesisht për këngë të vjetra qytetare, Ismet Peja ka qenë dhe do të mbetet perlë e estradës shqiptare. /Telegrafi/
You may like

Në krahët e babit, Lotina publikon momentin e ëmbël të Mozzikut me Oz-in -Sinjali

Salla plot, humor dhe muzikë, Shqip Up Comedy mbyll me sukses natën e parë në Cyrih

Komedianët ndezin skenën e Shqip Up Festival me humorin mbi përditshmërinë shqiptare

Ian Gillan shtrohet në spital, Deep Purple anulon dy koncertet në Gjermani

Befason ylli i “The Dictator”, Sacha Baron Cohen: Borati fillimisht ishte menduar të ishte shqiptar

Vedat Bajrami i kushton të shtunën familjes, publikon momente të bukura me gruan dhe vajzat -Sinjali










